Panorama Sport (Albania)

Kontrata afatgjata, Luftëtari ka blinduar futbollist­ët e rinj

Strategji efikase e klubit, lojtarët me marrëveshj­e nga mbi 3 vite

- TOMOR SHEHU

Në klubin e Luftëtarit kanë diçka që mund të krenohen në këtë moment pas të gjitha peripecive që kanë hequr gjatë këtij kampionati. Përtej faktit se sezoni 2019-2020 nuk ishte ai që prisnin tifozët gjirokastr­itë, teksa skuadra mban vendin e parafundit në tabelë pas 26 javësh kampionat, strategjia e klubit me lojtarët e rinj duket se është një nga anët pozitive të këtij Luftëtari. Është fakt tashmë se skuadra gjirokastr­ite është me moshën mesatare më të ulët në Superiore, vetëm 21.2 vjeç. Të ndikuar edhe nga problemati­kat e ndryshme, në klub janë fokusuar më shumë në merkato te afrimi i elementëve premtues, që do t’i shërbenin skuadrës dhe në një të ardhme të afërt do të shiteshin në klube brenda ose jashtë vendit. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se kontratat e thuajse 95% të grupit aktual janë të gjitha 3-vjeçare.

Kësisoj, në këtë moment Luftëtari është nga të paktat klube që mund të mos ketë çështje kontratash për të ardhmen. Këtë sezon në Superiore janë afirmuar si pjesë e bluzinjve lojtarë shumë premtues, si Gresild Lika, i cili është shënuesi më i mirë i skuadrës me 4 gola, Joan Çela (ka shënuar dy gola), Franc Lala, Klinti Qato, Redon Dragoshi, Enes Isufi, Ardit Ziaji, Arlis Shala, Arbër Mehmetllar­i, Alvi Ahmetaj, Klaus Alinani, Serxhio Emini dhe deri tek lojtari që mund të quhet më i vjetri në ekip, edhe pse vetëm 24 vjeç, Jurgen Dushkaj. Pjesë shumë e rëndësishm­e e ekipit janë edhe emra si kapiteni Aurel Demo, mesfushorë­t Donaldo Açka, Elian Çelaj dhe Erald Hyseni, si dhe sulmuesi Aldrit Oshafi, që janë pjesë e bluzinjve prej më shumë se një sezoni. Tashmë edhe te Luftëtari si në të gjithë skuadrat e tjera, presin të njoftohen se çfarë do të ndodhë me kampionati­n këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania