Panorama Sport (Albania)

Kashami: Besa faktor, vendi i parë kalon nga Kavaja

“Tifozët duhet ta ndjekin ekipin në stadiumin tonë”

- FERIZ FERIZAJ

Në këtë kohë Ko ronavirusi të gjithë janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi, por u bënë dy muaj tashmë dhe në përgjithës­i mezi pritet që futbolli t’i kthehet fushës. Trajneri i Besës, Ndriçim Kashami, mendon ndryshe. Ai deklaron se Besa e tij dëshiron të qëndrojë në shtëpi. Në fakt, kavajasit prej një viti nuk kanë “shtëpi” dhe me “çadrën” me vete janë degdisur sa në një qytet në tjetrin. Për këto shqetësime, situatën në ekip dhe ardhmen, Kashami flet në intervistë­n e mëposhtme për “Panorama Sport”.

Kashami, si paraqitet situata në skuadrën tuaj aktualisht?

Nuk bën ndonjë dallim të madh me situatën e të gjitha ekipeve. Dallimi i vetëm qëndron në faktin se aneksi stërvitor është shfrytëzua­r individual­isht nga pjesa më e madhe e lojtarëve kavajas. Me lojtarët jabanxhinj kam qenë në kontakte nëpërmjet rrjeteve sociale, duke ndjekur në grup një program individual stërvitor. Besa ka një numër mjaft të lartë futbollist­ësh jabanxhinj.

Ju vjen keq që pas debutimit me fitore ndaj Devollit, sezoni u ndërpre?

Nuk bëhet fjalë këtu për fatin tim, pasi ai është i njëjtë me të gjithë kolegët e mi. Më vjen keq vërtet, sepse po kalonim një formë të mirë dhe fitorja në Devoll e tregoi këtë. S’mund të them se do fitonim çdo ndeshje dhe do të ngjiteshim në Superligë, por ju siguroj se vendi i parë do të kalonte nga Kavaja dhe do të kalojë përsëri, nëse rinis kampionati. Them kështu, pasi Besa është e gatshme të mundë çdo rival në ndeshjet e “play off”-it.

Koronaviru­si ka penguar gjithashtu edhe rikonstruk­sionin e stadiumit “Besa”...

Në fakt, ky është virusi i vërtetë për futbollin kavajas. Me të rinisur sezoni sot apo nesër, të gjithë kthehen dhe luajnë në shtëpitë e tyre, ndërsa Besa jo. Ishte parashikua­r të nisnin punimet në mars, por Koronaviru­si bllokoi gjithçka. Kur të tjerët duan të dalin jashtë të lirë, ne kërkojmë të kemi shtëpinë tonë, të qëndrojmë në shtëpinë (stadiumin) tonë. Tifozët e Besës më shumë se kushdo meritojnë të ndjekin ekipin e tyre në Kavajë. Nuk

dua të fyej askënd, por kur shumë qytete laheshin në lumë, ruanin bagëtitë apo punonin tokat, në Kavajë luhej futboll. Është krim i madh t’i mohohet stadiumi një qyteti si Kavaja. Tani në të gjitha qytetet, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Laç, Elbasan, Fier e së fundi në Kukës, është ndërhyrë, ndërsa Kavaja që nga ndërtimi i stadiumit në 1975ën nuk ka parë asnjë investim.

Së fundi, a besoni se sezoni do të mbyllet në fushë?

Sinqerisht, nuk e kuptoj. Në një kohë që rrugët janë plot me njerëz që shëtisin afër njëritjetr­it, 22 veta në 10 mijë metra katrorë qenkan rrezik? FSHF-ja ka paraqitur një projekt masash. Rrinë hapur fasoneri dhe “call center”-a dhe ndalet sporti. Futbolli duhet të fillojë, sepse nuk është më shumë se një ndeshje. Duhet të rinisë sa më shpejt, nuk shoh arsye madhore të penalizohe­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania