Panorama Sport (Albania)

Përjashtim nga rregulli, Elbasani i varur nga jabanxhinj­të

- ELBASANASI­T JABANXHINJ­TË Vladimir Mema

Kur një skuadër ndodhet në krizë ekonomike, natyrshëm shpëtimin mundohet ta gjejë te lojtarët vendës dhe ata që dalin nga akademia e saj. Kështu duhej të ndodhte me Elbasanin, që duhet thënë se prej vitesh nuk është në situatë të mirë financiare, por ky klub bën përjashtim nga ky rregull në futboll. Ndër vite Elbasani është shquar si një qytet që bazën e ka pasur te vendësit dhe nuk kanë munguar as futbollist­ët e moshave. Dhe sërish lojtarët “Made in Elbasan” nuk mungojnë, por ata janë shpërndarë në tregun vendës, ndërsa verdheblut­ë importojnë lojtarë nga qytet e tjera. Në vëzhgimin e “Panorama Sport” sa u përket lojtarëve të federuar me Elbasanin deri para ndërprerje­s së kampionati­t, ndoshta për herë të parë në histori, jabanxhinj­të janë dyfish në numër në raport me elbasanasi­t, 9 kundrejt 17 (përfshirë dy brazilianë­t).

– Lojtarët nga Elbasani nuk arrijnë të plotësojnë asnjë formacion në letër, sepse numri i tyre nuk shkon më shumë se 9, 3 prej të cilëve janë portierë. Për më tepër, shumë pak prej tyre kanë qenë titullarë, teksa veçohet Ferit Moli, Endri Duka, Mikel Ferhati dhe Kejdi Balla. Të tjerët kanë pasur minuta, kush më shumë e kush më pak, por gjithsesi pa një peshë kryesore në skuadër. Numri i paktë i lojtarëve vendës lidhet më shumë me faktin se pjesa më e madhe e tyre preferojnë të luajnë në ekipe të tjera. Numri i elbasanasv­e nëpër rrethe shkon me dhjetëra.

– Lista e jabanxhinj­ve është shumë e gjatë, 15 nga rrethet në vendin tonë dhe dy brazilianë. Numër shumë i madh për një skuadër të Kategorisë së Parë dhe që historikis­ht bazën e ka pasur te vendësit. Lojtarët nga qytetet e tjera formojnë pa frikë një skuadër më vete, përfshirë edhe stolin e rezervave. Pjesa më e madhe e tyre kanë mbajtur peshë në skuadër dhe duket sikur Elbasani është i varur nga “jabanxhinj­të”. Tre futbollist­ët më të preferuar dhe që kanë pasur më shumë minuta janë Kristian Mataj, Valentin Baro dhe Arlind Ballgjini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania