Panorama Sport (Albania)

Reagon kryebashki­aku Suli: Stadiumi i Kamzës nuk prishet

-

Më në fund, ka ardhur edhe reagimi i kryebashki­akut të Kamzës, Rakip Suli, në lidhje me çështjen e stadiumit. Ai ka pohuar për “ABC News” se stadiumi i Kamzës nuk do të shembet, por gjithashtu ka pranuar se nëse diçka e tillë ndodh, duhet planifikua­r më parë ku do të ndërtohet stadiumi i ri. “Deri tani nuk kemi pasur asnjë ide për marrjen e një vendimi për prishjen e stadiumit të Kamzës. Kamza nuk është në aktivitet dhe ne mund të gjejmë ambient tjetër për të ndërtuar stadium tjetër, sipas parametrav­e të duhur. Por për të shkuar te kjo pjesë ka një faturë ekonomikë dhe duhet edhe një projekt. Pastaj, duhet bërë dëgjesë publike me qytetarët e Kamzës. Jam kryebashki­ak, nuk jam pronar. Për investimet në territorin e bashkisë vendoset me dëgjesa publike, jo vetëm për stadiumin. Nëse do kemi mundësi, mund të flasim për investime në stadium. Do të merremi edhe me skuadrën. Për stadiumin do të kërkojmë mbështetje­n e Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe një ide mbi parametrat dhe kushtet, nëse do të vendoset për një stadium tjetër. Ata kanë specialist­ë që kanë ide më të qarta. Federata është në plan të parë, nëse vendosim zhvendosje­n e këtij stadiumi nga qendra e Kamzës”, është shprehur kryebashki­aku Suli. Stadiumi i Kamzës ka qenë një çështje e nxehtë ditët e fundit. Pas lajmit të publikuar nga “Panorama Sport”, ka pasur reagime të shumta nga opinioni sportiv në qytetin e Kamzës, nga ish-zyrtarë, trajnerë dhe lojtarë, kuptohet, të gjithë të irrituar nga ky fakt. Nga institucio­ni i bashkisë nuk kishte pasur asnjë reagim deri tani, por ja ku vjen fjala e vetë kryebashki­akut Suli. Ai e mohon shembjen e stadiumit, por në të njëjtën kohë flet edhe për stadium të ri. Për stadiumin e Kazmës reagoi pak ditë më parë edhe Sindikata e Futbollist­ëve Profesioni­stë. Së fundi ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili sigurisht u shpreh kundër prishjes së stadiumit të Kamzës, ku vitet e fundit janë zhvilluar shumë ndeshje të Superiores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania