Panorama Sport (Albania)

Branica, “SMS” dy rivalëve

Peqinasi e sheh plotësisht të arritshme Superioren nëpërmjet vendit të parë në grup

- ALBAN ALUSHI

Situata duket se po përmirësoh­et ditët e fundit, por ende jo sa për t’iu kthyer fushës dhe futbollist­ët e Lushnjës duket se po humbin durimin. Ata të gjithë deklarojnë se presin vetëm sinjalin e rikthimit në fushën e stërvitjes, ndërsa sulmuesi Klejdi Branica për “Panorama Sport” shprehet disi më i matur: “Jam stërvitur rregullish­t në shtëpi shumë i qetë, sepse Peqini nuk ka qenë i prekur nga Koronaviru­si. Orarin e liridaljes e shfrytëzoj për të kryer vrapimet, megjithatë kuptohet që mungon stërvitja në fushë, shokët, si dhe udhëtimet Peqin-Lushnjë. Ndryshoi çdo gjë menjëherë,

por shoh që po vjen drejt përmirësim­it situata. Shëndeti është shumë i rëndësishë­m dhe duhet të jemi të sigurt për të. Është e vërtetë që jemi duke pritur zhbllokimi­n e situatës, por me sigurinë e duhur për jetën”.

“SMS” RIVALËVE - Sulmuesi peqinas, i cili nesër mbush 28 vjeç, thekson se Lushnja është me shpresën e mbylljes në fushë të garës, për të mundur rivalët direkt dhe për të kaluar në Superiore pa ndeshje shtesë.

“Shikoj që situata është premtuese, diçka po lëviz dhe lajmet janë të mira. Ato që po dëgjojmë japin shpresë për rifillimin e kampionati­t, më saktë për ta mbyllur në fushë me ndeshjet që kemi lënë. Për mendimin tim, para ndeshjeve duhen 20 ditë përgatitje në fushë të organizuar. Stërvitja individual­e është absolutish­t e pamjaftues­hme për të qenë në formë. Kampionati i Lushnjës ka 6 ndeshje vendimtare që mund të luhen edhe brenda tri javësh, me masat e duhura. Të gjithë ne besojmë se me rinisjen e kampionati­t do ta kalojmë Pogradecin dhe Apoloninë. Do të luajmë dy herë me këta kundërshta­rë, me të cilët që nga janari e këtej i kemi këmbyer disa herë pozicionet në renditje. Duke mundur drejtpërdr­ejt rivalët, Lushnja kap vendin e parë në Grupin B dhe siguron elitën e futbollit shqiptar”, ka thënë plot besim Branica. Peqinasi i verdhejesh­ilëve erdhi në janar nga Apolonia te Lushnja dhe shënoi dy gola, konkretish­t në ndeshjet me Elbasanin dhe Ilirinë. Pikërisht ndaj Ilirisë rezulton edhe goli i fundit i Lushnjës, pasi më pas gjithçka u ndërpre nga pandemia e Koronaviru­sit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania