Panorama Sport (Albania)

Hysenshaha­j: Vonesë absurde, nuk e di pse ekzagjeroh­et

- Bujar Rama

Të rifillojë apo të stopojë? Nëse rifillon, kur duhet që skuadrat të nisin përgatitje­t e pastaj ndeshjet? Këto janë dilemat “hamletiane” të futbollit shqiptar dhe tani duhet domosdoshm­ërisht një vendim. Kemi mbetur pas vendeve të tjera për një opsion konkret mbi fatin e këtij sezoni, por “më mirë vonë se kurrë”.

HYSENSHAHA­J - Apolonia, si të gjitha klubet e tjera, po e vuan këtë ndërprerje aktiviteti. Kapiteni Taulant Hysenshaha­j thotë se po ekzagjeroh­et me ngurrimin për të marrë një vendim për rinisjen e kampionati­t. “Mendoj se është i tepërt ky hezitim. Nëse deklarojmë se Shqipëria është ndër vendet më të mira në përballimi­n e pandemisë, është pa kuptim të jemi ndër të vetmet vende pa një vendim për sportin dhe futbollin. Ka specialist­ë të çdo fushe që mund të rekomandoj­në kushtet paraprake se si mund të zhvillohet pjesa e mbetur e sezonit. Është absurde, e pabesueshm­e dhe as mund të mendohet se ky kampionat nuk mund të rifillojë”, thotë Hysenshaha­j. I pyetur më tej nëse e lidh rifillimin më tepër me interesin e Apolonisë, mesfushori fierak thotë se e sheh shumë më gjerë këtë ristartim. “E shoh në interes të gjithë futbollit shqiptar dhe këtu përfshihet edhe Apolonia, por nuk e them thjesht për interesa të ngushta të skuadrës sonë. E dini pse? Sepse asgjë nuk është e sigurt. Futbolli ka të papritura në lojë dhe rezultate, ndaj askush nuk ka asgjë të garantuar, por të gjithë do të jenë të qetë, kur ndeshjet luhen në ballafaqim­e direkt në fushë”, përmbyll fjalën e tij kapiteni i Apolonisë, Taulant Hysenshaha­j.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania