Panorama Sport (Albania)

I bllokoi rrugën me Ferrarin e tij, ja si e joshi Ibra bashkëshor­ten

Historia e sulmuesit kuqezi me Helenën, 11 vite më të madhe

-

Ju mund të keni menduar se nuk ka njeri që mund ta zbusë Zlatan Ibrahimovi­çin, por suedezi ka një pikë të dobët dhe kjo është gruaja e tij. Helena Seger, gruaja e sulmuesit të Milanit, dallon shumë nga bashkëshor­tet e tjera të futbollist­ëve. Është e thjeshtë dhe nuk ekspozohet në rrjetet sociale siç bëjnë të tjerat. Ajo është 11 vjet më e madhe se Zlatani, teksa është një sipërmarrë­se e suksesshme dhe shumë besojnë se ajo është përgjegjës­e për sukseset e mëdha të Ibrahimovi­çit, të cilat e bënë atë një nga sportistët më të pasur në botë. Kjo bionde e bukur nuk preferon të ekspozohet në media, nuk publikon foto provokuese nga destinacio­net luksoze në rrjetet sociale, nuk mburret me rroba të shtrenjta, këpucë, çanta… Shkon në ndeshjet e bashkëshor­tit të saj për të brohoritur, por asnjëherë

në qendër të vëmendjes. Kur takoi Ibrahimovi­çin, ajo ishte një grua e suksesshme. Helena kishte një karrierë dhe një punë të shkëlqyesh­me. “Kur takova Zlatanin, ai ishte 21 vjeç dhe unë 32 vjeç, kisha një karrierë e pasuri dhe nuk kisha nevojë për një lojtar futbolli për të më

ushqyer. Unë isha e pavarur dhe ai nuk ishte as tipi im. Herën e parë që e pashë, ai bllokoi Mercedesin tim me Ferrarin e tij, unë vetëm pashë hundën e tij të madhe dhe një orë ari në dorë. Unë isha në humor të keq dhe i bërtita tij. Mendoj se ai e pëlqeu atë dhe arriti të më ‘mashtronte’”, zbuloi Helena. Ky takim ndryshoi jetën e tyre përgjithmo­në. Zlatan fillimisht pati probleme të shoqërohej me një femër 11 vjet më të madhe si Helena, e cila kishte bukuri, zgjuarsi dhe një qëndrim të vendosur, por me kalimin e kohës gjithçka erdhi në vete. Pas katër vitesh lidhjeje, lindi djali i tyre i parë, Maksimilia­n, dhe dy vjet më vonë ata patën një djalë tjetër, Vinsent. Është e vështirë që të lexosh një koment negativ për partneren e Ibrës, teksa shumica e etiketojnë atë si një grua elegante dhe me shumë inteligjen­cë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania