Panorama Sport (Albania)

Ralf Rangnik vazhdon me sinjalet: S’do e refuzoja Milanin

-

Ralf Rangnik ka folur përsëri për “Bild” dhe fjalët e tij kanë shtuar hijet e dyshimit mbi Stefano Piolin, i cili aktualisht po punon për të kthyer në formë lojtarët e tij në prag të një rinisjeje të mundshme të Serisë A. Duke qëndruar te trajneri gjerman, në intervistë­n e fundit, është dukur më i hapur ndaj mundësisë për të zbarkuar te Milani, teksa shpjegoi: “Kam pasur një bisedë me përfaqësue­s të Milanit dhe m’u kërkua nëse isha i gatshëm të pranoja një bashkëpuni­m. Nga ana ime, informova ‘Red Bull’-in. Me çdo aspekt tjetër është marrë menaxheri im, ndaj nuk mund të përjashtoj tërësisht një transferim timin te kuqezinjtë”. Ditë më parë u tha se Rangnik do të takojë krerët e fondit “Elliott” në Londër. Nga biseda mes palëve do të bëhen më të qarta idetë e gjithsecil­it. Në pritje të atij ballafaqim­i, trajneri gjerman flet edhe për këndvështr­imin e tij duke deklaruar: “Aktualisht Milani dhe kampionati italian kanë të tjera probleme. Nuk jam një njeri që ka vështirësi të imagjinojë nëse një projekt mund të funksionoj­ë ose jo. Sigurisht, një aventurë te Milani më pëlqen, por nuk duhet të jetë doemos një mision vetëvrasës”. Në këto rrethana bëhet edhe më e vështirë të kuptohet se çfarë planesh ka 61-vjeçari që aktualisht është në krye të sektorit teknik të skuadrave “Red Bull”. Sidoqoftë, këmbëngulj­es së gazetarit për të mësuar më tepër mbi atë që do të jetë vendimi për të ardhmen, Rangnik iu përgjigj shkurt: “Nuk dua të tregohem mendjemadh, por rrethi i klubeve që mund të më interesojn­ë për të vijuar karrierën time është vërtet shumë i ngushtë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania