Panorama Sport (Albania)

Nga numri 6 te 60-vjetori, Franko Barezi: Bëra mirë që refuzova Juven për Milanin

-

Fanella me numër 6 e Milanit është ende pa zot. Vështirë të gjesh pasardhës të denjë. Franko Barezi mbush 60 vjeç e teksa hedh sytë prapa, sheh vetëm ngjyra kuqezi. E të mendosh që në moshë fare të re u skarcua nga Interi, ku legjendë u bë Xhuzepe, vëllai 10 vite më i madh. Franko e lidhi jetën me “Djallin”, madje duke përjetuar së bashku edhe ferrin e Serisë B, por siç shpjegon për “La Gazzetta dello Sport”, nuk ka pengje.

Nga dje, 6-ës pas shpine i shtohet një zero, por Milani mbetet konstantja...

Milani është jeta ime. Aty mbërrita adoleshent, teksa sot jam më i pjekur e më i urtë. Kam parë e bërë shumë gjëra, duke njohur njerëz që më ndihmuan të rritem.

Na veçoni dot pesë prej tyre?

Rivera, Roko, Berluskoni dhe Saki. Rivera më mësoi shumë. Në një vit me të si kapiten u poqa dhe kontribuov­a në titullin që i dha Milanit yllin e parë. Liedolm besoi tek unë duke më dhënë një rol që zakonisht i jepej atyre me përvojë. Berluskoni na infektoi me mentalitet fitues dhe 30 vitet e tij si president kanë qenë një privilegj. Saki më dha “dorën e fundit”, madje përvojën me të do ta veçoja si më të bukurën

Po kujtimet më të shëmtuara?

Kam disa, siç është rënia në Serinë B (sezoni 1981-‘82) dhe një infeksion prej stafilokok­ut që më mbajti 4 muaj larg fushave.

Galiani thotë që s’ju kanë kërkuar kurrë, por dikur keni folur për një refuzim ndaj Juves...

Nuk e mendoja kurrë largimin nga Milani dhe Juvja më kërkoi kur u bëra kapiten. Jam munduar të jem gjithmonë i sinqertë e nuk kam dashur kurrë t’i lë shokët në baltë.

Mendoni se duhet të kishit fituar edhe një “Top të Artë”

I shkova shumë pranë, por ia dhanë Van Bastenit. Unë nuk kam pengje gjithsesi. Mund të kisha edhe ndonjë Botëror më tepër, por ja që kam dalë një herë i pari, një herë i dyti e një herë i treti. Në 1994 u riaftësova për 24 ditë për të qenë në Botëror, por penalltitë dhe humbja e tyre mbeten pjesë e profesioni­st.

Milani po kalon ditë të vështira, por edhe ju keni njohur të tilla. Si kapërcehen?

Në historinë e një klubi ka cikle e Milani në vitet e fundit ka ndryshuar disa pronarë. Sot ka konkurrenc­ë e rregulla “Fair Play Financiar” që duhen respektuar, por e di se do të ringrihemi.

Ndoshta me një admirues të Sakit siç është Ralf Rangnik?

Prej ndryshimev­e nuk duhet druajtur, por sot kemi një trajner të aftë si Pioli dhe drejtues të vendosur.

Çfarë mendoni se do të ndodhë me Maldinin?

Askush nuk mund ta thotë përderisa nuk njeh mendimin e Paolos. Nuk ia vlen të bëhen supozime. Të gjithë e njohim dhe e dimë se ç’ka bërë për Milanin.

Po Donaruma a duhet të qëndrojë?

Në vend të tij nuk do të kisha dyshime për të qëndruar në ekip.

Si ju duket Romanjoli në rolin e kapitenit?

Alesio është mes më të mirëve në qarkullim. Ajo copë që ka në krah mund të ketë shumë efekt në mbajtësin e saj.

Cili është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë?

Van Dajku i Liverpulit. Personalit­eti i tij më ka habitur.

Ju keni nisur të luani në ekipin e famullisë. A u mungon fëmijëve të sotëm ai lloj formimi?

Shumë. Mua më ka mësuar shumë vlera. Fundja çdo sport ka nevojë për dashurinë e atij që e praktikon.

Kur ka qenë hera e fundit që jeni emocionuar për Milanin?

Edhe sivjet ka bërë ndeshje të mira, por Milani nuk duhet të harrojë kurrë filozofinë e tij: Imponim i lojës me kurajë e pa pasur kurrë frikë.

 ??  ?? Franko Barezi dhe ishpreside­nti kuqezi, Silvio Berluskoni
Franko Barezi dhe ishpreside­nti kuqezi, Silvio Berluskoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania