Panorama Sport (Albania)

Paolo Maldini, besnik i Milanit: Nuk do punoj askund tjetër

“Anulimi i kampionati­t s’është zgjidhje, Franca gaboi”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Paolo Maldini ka zh villuar një bisedë mes Filipo Inzagin në rrjetin “Instagram”. Me trajnerin e Beneventos në rolin e intervistu­esit, drejtori teknik i Milanit ka komentuar disa nga temat e momentit në ambientet kuqezi.

GJENDJA – “Pas Koronaviru­sit jemi mirë të gjithë fatmirësis­ht. Danieli është i ri e i fortë dhe nuk pati asnjë problem”.

ROLI – “Kur je futbollist në një klub, ke disa armë siç janë impenjimi, gatishmëri­a, saktësia e përpikmëri­a. Kur je drejtues, duhet të fitosh simpatinë e të gjithëve dhe nuk ke të njëjtën besueshmër­i që kishe kur luaje akoma. Janë dy profesione të ndryshme. E bukura e të qenurit drejtues është se me kohën kupton se çfarë duhet të bënin drejtuesit në kohën kur unë isha futbollist.

Historia e secilit peshon shumë e për këtë arsye them se si drejtues do të punoj vetëm te Milani e askund tjetër”.

RINISJA – “Ka shumë pasiguri e gjithçka do të varet nga vendimet që do të marrin

organet kompetente. Mendoj se rikthimi në fushë duhet synuar pasi përndryshe do të kemi të bëjmë me një katastrofë në çdo aspekt, por sidomos në atë financiar”.

STËRVITJE - “Skuadra nisi punën, megjithatë duhet

pasur kujdes. Lojtarët nuk po duronin dot më qëndrimin në shtëpi. Në klub i kanë të gjitha kushtet e nevojshme sanitare sepse kemi mbyllur hapësirat e përbashkët­a dhe në secilën nga tre fushat janë zhvilluar stërvitje individual­e”.

ANULIMI – “Nuk mund të them nëse anulimi i sezonit është zgjidhje. Siç thashë, mendoj se duhet të mundohemi të rikthehemi. Sipas meje, në Francë gabuan duke vendosur për ndaljen e kampionati­t. Thënë kjo, ne si Milan do të pranojmë çdo vendim

të qeverisë.

MILANI – “Receta suksesi të sakta nuk ka, por që një skuadër të ketë sukses duhet të udhëhiqet nga burra të vërtetë sepse janë ata që e gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin. Nëse brenda një grupi krijohet ky lloj ekuilibri, atëherë

suksesi bëhet i arritshëm dhe qëndrimi në maja më i lehtë. Si drejtues më është dashur t’u shpjegoj disa gjëra të caktuara lojtarëve që duken normale”.

TRAJNER - “Profesioni i trajnerit nuk më ka pëlqyer kurrë dhe e dija se nuk do ta bëja dot kurrë. Kam parë jetën që bënte im atë dhe zbardhjen e flokëve te shumë shokë që puna si trajnerë i ka ndryshuar. Kur e mbylla karrierën, nuk kisha dëshirë të ulesha në pankinë, edhe pse puna me trajnerë të mëdhenj mund të më kishte ndihmuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania