Panorama Sport (Albania)

Juventusi ul pretendime­t për Higuainin, zbulohet shifra

“Pipita” vazhdon me kapriçot, klubi i tregon derën

-

Gonzalo Higuain është futbollist­i i vetëm që i mungon Juventusit për të plotësuar grupin e futbollist­ëve, por me sa duket, edhe pse mendohej se sulmuesi duhej të zbarkonte brenda kësaj fundjave në Torino, nga Argjentina nënvizojnë se “Pipita” ka ende mëdyshje për t’iu bashkuar skuadrës, si rrjedhojë e Koronaviru­sit dhe situatës në Itali, por në të njëjtën kohë pasi kërkon të vazhdojë dhe t’i qëndrojë pranë të ëmës së sëmurë me tumor, në Buenos Aires. Por pikërisht kjo sjellje e ka tërbuar shumë drejtorin sportiv, Fabio Paratiçi, i cili merr një “shuplakë” të dytë radhazi nga 32vjeçari, i cili kishte thyer edhe disa javë më parë një tjetër urdhër rikthimi në bazë. Dhe në këtë pikë, aventura mes Higuainit dhe bardhezinj­ve mund të quhet e mbyllur. Përveçse për sulmuesin rrezikohet një lënie jashtë skuadre deri në fund të sezonit, drejtuesit e kampionëve të Italisë po rimendojnë edhe prishjen konsensual­e të skuadrës, pasi duan që të marrin një përqindje ndonëse të vogël nga 90 milionë eurot e shpenzuara 4 vite më parë. Prandaj, edhe pse Gonzalo do të jetë i fundit që do të hyjë në kangjellat e qendrës stërvitore të bardhezinj­ve, po Gonzalo do të jetë edhe i pari që do t’i lërë ato, në fund të këtij sezoni (rinis ose jo Seria A). Drejtori Paratiçi ka vendosur menjëherë që të bëjë lajmërimet e duhura dhe ka vendosur të ulë në maksimum pretendime­t për Higuainin. Nëse deri një sezon përpara ata kanë refuzuar edhe oferta nga 35

milionë euro, nga kjo verë, do të mjaftojë gjysma e kësaj shifre (saktësisht 18 milionë euro) për cilëndo pretendent­e që është e interesuar të blejë shërbimet e numrit 21 të Juventusit. Skuadra më e interesuar për momentin për “Pipitan” është River Plejti, por klubi ku Gonzalo e nisi karrierën vështirë se ka një shumë të tillë për t’ia paguar “Zonjës së Vjetër”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania