Panorama Sport (Albania)

“Morati ta gëzojë titullin, i vetmi klub që u mashtrua ishte Juventusi”

-

Përmes profilit të tij “Facebook”, ish-drejtuesi i Juventusit dhe i Partizanit, Luçiano Moxhi, ka dashur të replikojë pas deklaratav­e të lëshuara disa ditë më parë nga ishpreside­nti i Interit, Masimo Morati: “U rikthye të flasë për të ashtuquajt­urin titull ‘kartoni’, që iu akordua skuadrës së tij pasi u rendit në vendin e tretë të klasifikim­it, sepse në kampionat ishte zbuluar një mashtrim”, ka shkruar Moxhi, referuar normalisht periudhës “Calciopoli”. “Më pas Morati bën një dallim mes atij titulli dhe atij që do të duhet të jepej nëse ky kampionat nuk do të riniste. Dëshiroj t’i kujtoj se gjykata sportive, në fund të procesit, dekretoi: ‘Kampionati është i rregullt, asnjë ndeshje nuk është trukuar’. Edhe prokurori i atij procesi është përgënjesh­truar nga Gjykata e Milanos, që më pas madje nënvizoi që presidenti i Interit i asaj kohe, Faketi, bënte lobing me arbitrat dhe që klubi zikaltër ishte ai që rrezikonte më shumë. Është i njëjti prokuror i cili, së bashku me Moratin, kishte shkuar në prezantimi­n e një libri dhe më parë i kishte bërë parathënie­n një libri të Zanetit. Ndër të tjera më duhet të kujtoj edhe hetuesin që ka ndjekur çështjen, i cili në të kaluarën është sanksionua­r nga Gjykata e Katanzaros sepse ka ndryshuar disa herë kuptimin e audiove. Diçka e rëndë, nëse do të konfirmohe­j, mbi të gjitha për një hetues, edhe pse gjatë procesit ‘Calciopoli’ kanë qenë të ndryshme regjistrim­et e prera në mënyrë të tillë që të ndryshohej kuptimi. Gjithçka pa harruar që nga 30 arbitra të hetuar, 29 janë shpallur të pafajshëm dhe njëri është dënuar me 10 muaj për gjëra që nuk i takonin Juves. President, një këshillë: Mbajeni atë titull, por mos flisni më për mashtrim, sepse mashtrimin e pësoi Juventusi. Faleminder­it President”, përfundoi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania