Panorama Sport (Albania)

PSG do skonto për Ikardin, në marrëveshj­e edhe një mes Drakslerit dhe Paredesit

Vazhdojnë reflektime­t mes klubit francez dhe Interit për argjentina­sin

- KËTU PSG

Këtë herë duket të jetë vërtetë hera e duhur. Çështja “Ikardi” hyn në pjesën kulminante. Pas disa javësh reflektimi, të imponuara edhe nga pandemia, shlyerja e ishkapiten­it të Interit është shndërruar në temë me përparësi primare te PSG. Klubi francez dëshiron argjentina­sin dhe synimi reciprok është të shndërrojn­ë huazimin (me të drejtë blerjeje) në blerje përfundimt­are. Ikardi i ka bindur të gjithë në Paris, si pasues i Kavanit, duke gjetur menjëherë dhe me vazhdimësi rrugën e golit, por edhe dialogun në fushë me Mbapenë e Nejmarin (pas një fillimi në hijen e yjeve), përveç një raporti pozitiv me grupin dhe qytetin. Edhe pse,

më pas bashkëshor­tja-menaxhere Vanda Nara është detyruar të bëjë vajtje-ardhje Milano-Paris, në aeroplan privat me fëmijët. Jo gjithçka, megjithatë, mund të cilësohet si përfundimt­are, pasi mendimi i PSG-së është i qartë: 70 milionë eurot e shlyerjes për të cilat u ra dakord verën e kaluar (për t’u

ushtruar brenda 31 majit) tashmë duhen rivlerësua­r pas krizës së “COVID-19” që ka provokuar boshllëqe në bilancet e gjithë klubeve. Edhe në pronësinë e emirit Al-Khelaifi që, pas pezullimit të Ligës 1, parashikon humbje prej më shumë se 200 milionësh. Interi, ndërkohë, ngurron.

– Në Paris mendojnë se duhet ridiskutua­r vlera e kartonit, që deri disa javë më parë dukej një biznes i mirë. Ja përse nuk mund të përjashtoh­en surprizat, mes të cilave interesi i pareshtur i Juventusit për Ikardin dhe rikthimi i interesit i vetë francezëve për Kavanin, në skadencë kontrate në qershor.

Data e parë për t’u fiksuar është fundi i majit, kur duhet konkretizu­ar shlyerja. Megjithatë, PSG nuk ka nxitim, duke mos pasur ndeshje në program, së paku deri në gusht kur më pas duhet të luajë Champions-in. E vetmja nevojë është paraqitja në çerekfinal­e me një skuadër konkurrues­e, pavarësish­t periudhës së gjatë pa aktivitet. Ikardi ka ofruar garanci solide në Europë, me 5 gola në 6 ndeshje, Vërtet, nga mesi i janarit argjentina­si ka pësuar një fazë rënieje dhe parakalimi­n e Kavanit, por në moshën 27 vjeç përfaqëson të ardhmen. Ndërkohë, edhe uruguaiani, 33 vjeç, pret një telefonatë nga Parisi.

KËTU INTERI – Në krahun tjetër, në ambientet zikaltër qarkullon një klimë pozitive në kuadrin e bisedimeve, hipoteza e një uljeje nuk duket se bind plotësisht. Veçanërish­t sepse klubi i Zhangut dëshiron të njihen bazat e operacioni­t të nisur një vit më parë, kur PSG mori lojtarin në huazim falas. Është e qartë që çështja do të jetë subjekt bisedimesh në javët e ardhshme. Nuk përjashtoh­et as mundësia që blerja e Ikardit nga PSG të zgjidhet edhe përmes një shkëmbimi: në këtë drejtim emrat e pëlqyer nga Interi janë Julian Draksler dhe Leandro Paredes. Rruga, megjithatë, është e shënuar. Dhe (ri)kthen Ikardin në Paris.

 ??  ?? Mauro Ikardi
Mauro Ikardi
 ??  ?? Leandro Paredes
Leandro Paredes
 ??  ?? Julian Draksler
Julian Draksler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania