Panorama Sport (Albania)

Barcelona akord me Pjaniçin, Rakitiç e Artur nuk binden

“Zonja” kërkon 60 mln euro, në “pjatë” edhe Vidali

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

"COVID-19" ka ndalur futbollin e luajtur, por jo merkaton. Ajo vazhdon të zhvillohet në fshehtësi dhe pritet të dhurojë surpriza. "Bomba" e fundit vjen nga Spanja, ku skuadra e Barcelonës ka arritur akordin me mesfushori­n e Juventusit, Miralem Pjaniç. Lajmin e ka bërë të ditur "Gazzetta Dello Sport", e cila shkruan se mesfushori boshnjak ka gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin katalanas. Që kjo "martesë" të zyrtarizoh­et, duhet që Barcelona të arrijë marrëveshj­en edhe me skuadrën e Juventusit. Bardhezinj­të e vlerësojnë kartonin e Pjaniçit afro 60 milionë euro dhe në këtë kohë krize, mënyra më e mirë për të gjetur akordin është shkëmbimi i lojtarëve. Këtu ka një ngërç që duhet zgjidhur. Bëhet fjalë për mesfushori­n brazilian, Artur Melo, i cili nuk pranon të kalojë te Juventusi. TË GJITHË THONË "PO"- Për Miralem Pjaniçin ka patur një unanimitet nga ana e Barcelonës, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Mesfushori ka ndërmend që të nisë një aventurë të re pas afro 10 vitesh në Itali me Romën dhe Juventusin. Shansi për të luajtur te Barcelona vjen vetëm një herë në jetë dhe ai nuk u mendua dy herë për të thënë "po". Kike Setien gjithashtu e vlerëson maksimalis­ht mesfushori­n 30-vjeçar dhe u lumturua kur drejtuesit thanë se mund të kryhet si marrëveshj­e. Edhe Juventusi është parimisht gati sepse do të krijonte një plusvalenc­ë nga kjo shitje. Edhe Barcelona është e interesuar që të shesë Artur Melon, pasi do të kishte disa të ardhura për të bërë lëvizje të tjera në merkato. PËRVEÇ ARTURIT"Zonja e Vjetër" kërkon që në këtë marrëveshj­e të përfshijë mesfushori­n brazilian Artur Melo. Ky i fundit nuk ka ndërmend që të largohet nga Barcelona dhe ka thënë dy herë që dëshiron të qëndrojë dhe të respektojë kontratën e tij me katalanasi­t. Mirëpo, marrëveshj­en me Pjaniçin e ndien si një presion ndaj tij, i cili e detyron që të pranojë kalimin te Juventusi. Barcelona ka ofruar për "Zonjën"

edhe disa lojtarë të tjerë, të cilët në fakt nuk e kënaqin shumë trajnerin Mauricio Sarri. Bëhet fjalë për Arturo Vidalin, Ivan Rakitiçin dhe Nelson Semedon. Drejtuesit e Juventusit duhet të zgjedhin një lojtar, ose dy për të plotësuar shifrën 60 milionë euro për kartonin e Pjaniçit. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por të gjithë duan që t'i çojnë përpara këto bisedime për të arritur një marrëveshj­e.

DHE RAKITIÇIT- Ivan Rakitiç është një tjetër pengesë për të arritur drejt marrëveshj­es, pasi mesfushori

kroat nuk dëshiron që të braktisë Barcelonën dhe ditën e djeshme e ka thënë se do të respektojë kontratën që ka me klubin katalanas. "Unë jam një nga ata lojtarë që i respektoj kontratat dhe kështu mendoj se do të bëj edhe me Barcelonën.

Dua të qëndroj këtu dhe do të vazhdoj të punoj për të dhënë kontributi­n tim në skuadër", ka thënë mesfushori kroat. Për të ka patur interesim edhe nga skuadra e Sevijes dhe Totenhemi, por vetë lojtari nuk pranon që të largohet.

 ??  ?? Ivan Rakitiç dhe Arturo Vidal, dy mesfushorë­t e Barcelonës
Ivan Rakitiç dhe Arturo Vidal, dy mesfushorë­t e Barcelonës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania