Panorama Sport (Albania)

“Një dashuri e ndaluar”, Reali braktis Pogbanë

Vështirësi­të ekonomike prishin planet e trajnerit Zidan

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pak ditë më parë emri i Kristiano Ronal dos qarkulloi në Madrid dhe u zgjuan dëshirat për një rikthim të mundshëm, por klubi "Galaktik" as që e çoi ndërmend diçka të tillë. Do të ishte diçka e rrezikshme dhe do të çonte në kolaps total strukturën ekonomike të klubit. Tani është radha për të shpjeguar situatën e Pol Pogbasë. Lojtari kërkon me ngulm prej disa sezonesh një transferim te Reali i Madridit, por kurrë nuk ka patur një situatë të lehtë që ta bëjë të lehtë këtë kalim. Lojtari po bën gjithçka, madje është i gatshëm që të ulë edhe pagën. Prej katër vitesh me radhë, mesfushori francez e ka të vështirë që të luajë me Realin e Madridit. Për romantikët mund ta quajnë një dashuri të ndaluar.

"DASHURI E NDALUAR"Emri

i Pol Pogbasë lidhet me Realin e Madridit që nga vera e vitit 2016, moment kur francezi vendosi të largohej nga Juventusi. Zinedin Zidan shpresonte që ta kishte në "Valdebebas", por kërkesat e bardhezinj­ve ishin të larta. Junajtid pagoi 114 milionë euro dhe rroga e tij u bë 19 milionë euro. Mundësia e parë u dogj dhe ëndrra e parë e Zidanit dhe Pogbasë duhet të qëndronte në sirtar. Problemi është që Pogba nuk gjeti dot gjuhën e përbashkët me Murinjon. Por ai vazhdoi të qëndronte sepse është një lojtar kompetitiv dhe arriti që të përmirësoh­ej vit pas viti. Gjithçka dukej mirë, por ardhja e Murinjos në dhomat e zhveshjes ia prishi planet Pogbasë, i cili menjëherë vendosi që të largohej dhe të niste një aventurë tjetër. Në mendjen e tij ishte vetëm Reali dhe Zidani. Ky i fundit e konsideron­te patriotin e tij si mesfushori­n e duhur në projektin e tij, deri në momentin që drejtuesit e Realit u bindën. Nisën bisedimet mes madrilenëv­e dhe Mino Raiolës, por "Galaktikët" e patën të vështirë që të gjenin milionat për të afruar francezin. Ky transferim kurrë nuk pati një moment që mund të kryhej. Vitin e kaluar ishte Florentino Perez, i cili nuk e pa me sy të mirë blerjen e Pogbasë. Kalonin muajt dhe Pogba nisi të ndiqte strategjin­ë e Hazardit për t'i bërë presion Junajtidit dhe Raiolës që të plotësonte ëndrrën e tij për të luajtur në Madrid, por asgjë. Zidan vazhdon ende ta ketë

në mendje, por e di që ky është një mision i pamundur. Raiola dhe drejtori i përgjithsh­ëm Hoze Angel Sançez kanë patur bisedime gjatë kësaj kohe, por e dinë që kriza ekonomike për shkak të virusit e bën të pamundur transferim­in edhe në këtë merkato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania