Panorama Sport (Albania)

Jup Hejnkes bën 75 vjeç, Lahm e uron me nostalgji: Një legjendë!

-

Filip Lahm nuk harron ish-trajnerin e Bajernit të Mynihut, Jup Hejnkes. Ky i fundit festoi dje 75-vjetorin e lindjes mes urimeve të shumta nga ish-lojtarët bavarezë, një prej tyre ishte edhe ish-legjenda gjermane, Lahm. "I uroj Jup një jetë të gjatë dhe sa më shumë shëndet. Ai është dhe do të mbetet një prej trajnerëve më të mëdhenj jo vetëm për Bajernin, por në të gjithë botën", u shreh ish-kampioni i botës me Gjermaninë në 2014-ën. Ajo që Lahm kujtoi me shumë nostalgji ishte pa dyshim tripleta në sezonin 2012-2013, por edhe dështimi një sezon para. "Kur humbëm me finalen e Champions-it me Çelsin në shtëpi, të gjithë ishin të dërrmuar. Por Jup nuk na la në baltë. Ai na motivoi mënyrat e tij dhe një vit pas fituam gjithçka. Ai ishte thjesht trajneri perfekt për këtë klub. E njihte shumë mirë dhe dinte se si të vepronte edhe kur gjërat nuk shkonin mirë. Mendoj se fitimi i Kupës së Botës në 2014-ën ishte gjithashtu një meritë e vogël e Jup. Ai gjatë gjithë sezonit na fliste për rëndësinë që kishte ai trofe për këtë vend. Kur u kthyem nga Brazili, ai gëzoi njësoj sikur të kishte luajtur në fushën e lojës. Një legjendë e vërtetë. Shpresoj që në të ardhmen të kem mundësi ta takoj dhe të bisedoj për futboll", tha Lahm për gazetën e njohur bavareze "Az". Ndërkohë, urimet për ishtrajner­in gjerman nuk munguan edhe nga klubi i Bajernit, i cili në faqen zyrtare të tij i uroi Jup Hejnkesit më të mirat në ditëlindje­n e tij të 75-të duke i treguar se dera në skuadrën e Bajernit do të jetë gjithmonë e hapur për të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania