Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm gola, Son snajper edhe në poligon

-

Në pritje për të konkurruar një ditë për “Topin e Artë”, Son-heung min, sulmuesi i Totenhemit, është vlerësuar si një ushtar i shkëlqyer, për aftësitë e tij të shënjestrë­s pas tri javësh shërbim në marinën e Koresë së Jugut. 27-vjeçari është fotografua­r me veshjen kamuflazh dhe me një armë M-16 në dorë gjatë një ushtrimi.

SNAJPER – Futbollist­i i Zhoze Murinjos, i cili në vitin 2018 udhëhoqi kombëtaren e vendit të tij drejt medaljes së artë në Lojërat Aziatike, i shpëtoi shërbimit të detyrueshë­m ushtarak prej 21 muajsh, duke iu reduktuar shërbimi në vetëm 3 javë. Dhe duke përfituar nga ndalesa e kampionati­t prej Koronaviru­sit, ai shkoi në vendlindje për të kryer shërbimin ushtarak me trupat e marinës në ishullin Jeju. Dhe ai ka rënë menjëherë në sy të drejtuesve të repartit të tij, duke u vlerësuar mes pesë ushtarëve më të mirë të grupit të tij, i cili përbëhet nga 157 rekrutë. Sulmuesi i Totenhemit është shquar për shënjestrë­n e tij në poligon, përveçse është konfirmuar një “snajper” i jashtëzako­nshëm edhe në këmbë. Ai i ka dërguar në tabelë të 10ta goditjet me snajper. “Son është sjellë shumë mirë në të gjitha fushat e stërvitjes, përfshirë etikën ushtarake dhe edukimin për sigurinë”, shpjegoi një zëdhënës i trupës së marinës.

SEZONI – Son ka luajtur 32 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola gjatë këtij sezoni. Me 83 gola në total, ai është shënuesi më i mirë aziatik në historinë e Premier Ligës. Më 16 shkurt, në ndeshjen kundër Aston Vilës, ai shënoi një dopietë, por pas ndeshjes mori një lajm të keq: frakturë në krah. Pas rikuperimi­t, ai përfundoi tri javët e shërbimit ushtarak dhe tani Murinjo e pret në Londër për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania