Panorama Sport (Albania)

Ole: Ole: Nuk Nuk do do të të luajmë luajmë me me zor zor

“Në fushë ata që s’kanë frikë, Pogba-Bruno do të provohen së bashku”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ole Gunar Solskjaer mezi po pret të shohë në fushë Bruno Fernandesh­in dhe Pol Pogbanë të luajnë së bashku në mesfushën e Mançester Junajtidit me të rinisur sezoni. Portugezi ka shkëlqyer që pas transferim­it nga Sportingu i Lisbonës në janar, por ai nuk ka luajtur ende përkrah shokut francez të skuadrës, i cili këtë sezon ka qenë më shumë në infermieri sesa në fushë dhe prej dhjetorit u mungon “Djajve” pas problemeve në kavilje. “Ne kemi një skuadër emocionues­e. Bruno ka qenë fantastik që kur ka ardhur, ishte një përforcim për klubin. Rikthimi i Pogbasë dhe Rohos është fantastik. Ne jemi një skuadër në gjendje shumë të mirë fizike

dhe mezi po presim të rinisim kurdo që të jetë. Bruno dhe Pol mund të luajnë së bashku, sepse lojtarët e mirë gjithnjë mund ta bëjnë. Por ne kemi edhe Skotin, Fredin, Nemanjën, lojtarë të tjerë shumë të mirë. Kemi diskutuar me stafin teknik për

mundësitë që kemi në të ardhmen”, tha trajneri norvegjez gjatë një interviste për “Sky Sports”. “Pogba pati një sezon shumë të vështirë, me dëmtime dhe kjo i jep atij një shans për të luajtur përpara këtyre lojtarëve. Ndoshta psikologji­kisht është më e lehtë për t’u stërvitur fort tani, sepse ata mund të shohin dritë në fund të tunelit”.

Merkato – Solskjaer u ndal të fliste edhe për merkaton, ku ai nuk ia mbylli derën transferim­eve të reja, ndonëse thotë se është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicio­n: “Ne përpiqemi gjithnjë ta përmirësoj­më skuadrën. Me këtë pasiguri që ka tani merkatoja, kush e di se si do të jetë ajo dhe futbolli në të ardhmen, por unë jam shumë i kënaqur me skuadrën që kam”.

Premier Liga – Kampionati po bën përpjekje për të rinisur në mes të muajit qershor, por tekniku 47-vjeçar nuk e përjashton që ndonjë lojtar i tij të mos ndihet i sigurt dhe të vendosë të mos luajë prej frikës së Koronaviru­sit: “Nuk mund të thuash asgjë kundër tyre. Nëse një futbollist nuk është psikologji­kisht gati, nuk mendoj se mund të detyrojmë ndonjërin të luajë me zor. Ata kanë ngritur shumë shqetësime, por sigurisht që ne kemi besim tek ekspertët dhe zyrtarët e shëndetësi­së”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania