Panorama Sport (Albania)

Vokopola sqaron pretendime­t e Bardhit: Gjithçka është bërë sipas rregullave

Sekretari: Nuk ka patur standard të dyfishtë

-

Trajneri i Farkës, Dritan Bardhi, dy ditë më parë deklaroi se Federata Shqiptare e Volejbolli­t kishte miratuar pa praninë e të gjitha klubeve propozimin për aktivizimi­n e tre lojtarëve të huaj, ndërsa kishte refuzuar të miratonte propozimin për taksën e origjinës, duke dhënë si justifikim mospjesëma­rrjen e të gjitha klubeve në asamble. Kështu Bardhi pretendon se federata ka përdorur standard të dyfishtë për këto raste, ndërsa bëri thirrje që kërkesa e Farkës të hidhet në votim, qoftë edhe me email. Lidhur me këtë çështje, "Panorama Sport" kontaktoi me sekretarin e përgjithsh­ëm të FSHV-së, Albens Vokopolën, i cili e sqaron kështu këtë çështje: "Federata gjatë asamblesë kishte përgatitur një material shumë të detajuar në lidhje me transferim­et, origjinën, kartonin dhe gjithçka. Por aty u mor një vendim por të mos e miratuar propozimin e bërë. Ndërsa për sa i përket votimit për të patur tre lojtarë të huaj, kjo gjë u vendos dhe u miratua. Nuk ishte diçka që ne e bëmë sipas dëshirës sonë. Vendimi u mor për të rritur nivelin e kompeticio­nit, ku çdo ekip të ketë të drejtën për të hedhur në fushë tre lojtarë të huaj. Federata ka respektuar vendimet e marra nga asambleja për të dyja rastet. Ne u kemi thënë të gjitha klubeve që të sjellin çdo propozim dhe do të merren në shqyrtim sipas të gjitha rregullave. Nuk kemi qenë asnjëherë pengesë në këtë drejtim, por gjithnjë kemi synuar të ndihmojmë ata që punojnë me moshat. Pikërisht për këtë arsye kishim përgatitur edhe një material, por siç e thashë nuk e kuptonin klubet dhe vendosën që të mos e votojnë", shpjegon Vokopola. Një temë tjetër që ka shkaktuar shumë debate së fundmi ka të bëjë me versionet e paraqitura nga federata disa ditë më parë për vijimin e sezonit. Lidhur me këtë çështje, sekretari thotë:

"Ne dhamë disa opsione, por sigurisht që për të vendosur duhet të merret një vendim përfundimt­ar nga ana e komitetit. Siç edhe deklaruam, versioni i parë ishte që të luhet, gjithnjë nëse do të jetë e mundshme, ku do të shikohet formula dhe mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, në varësi të kohës që do të kemi në dispozicio­n. Siç e kam theksuar, ne jemi në një ekuacion me shumë të panjohura. Nëse nuk do të jetë i mundur rikthimi në parket, ne menduam që të mos ketë kampionë, duke qenë se nuk është mbyllur i gjithë rrugëtimi për titullin. Megjithatë, komentet tona u lexuan mbrapsht dhe të gjithë po diskutonin sipas interesave të tyre. FSHV nuk shikon interesin e askujt, por duam të vendosim për një gjë që të jetë e barabartë dhe me një standard për të gjithë", përfundoi deklaratën e tij Vokopola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania