Panorama Sport (Albania)

Masllavica: Lejoni stërvitjet

"Hapni dritën jeshile, jemi sport individual dhe nuk paraqesim asnjë rrezik"

-

Pandemia globale e Koronaviru­sit ashtu sikurse në të gjitha fushat e tjera, ka shkaktuar shumë probleme edhe në sistemin sportiv. Peshëngrit­ja, që është edhe sporti më i suksesshëm në Shqipëri, që rregullish­t ka sjellë medalje në evente ndërkombët­are, si të gjitha sportet vijon të jetë pezull. Theodhor Masllavica, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes tregon situatën që po kalon shtanga. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai deklaron: "Vështirësi­të në këtë situatë kanë qenë shumë të mëdha, duke qenë se të gjitha palestrat qëndrojnë të mbyllura. Ne vijojmë të jemi në kontakt sidomos me sportistët elitarë, gjithashtu kam biseduar me një pjesë të madhe të trajnerëve. Brenda mundësive tona u kemi dërguar disa prej sportistëv­e bazën materiale që të stërviten në shtëpitë e tyre. Kemi patur kontakte edhe me Federatën Botërore, e cila na ka premtuar se do të na mbështesë me bazë materiale", shprehet kreu i peshëngrit­jes shqiptare, i cili u bën thirrje organeve kompetente që të hapin dritën jeshile për peshëngrit­jen. Madje, Masllavica deklaron se këtë kërkesë e ka dërguar edhe në rrugë zyrtare: "FSHP i ka bërë një kërkesë me anë të e-mailit Ministrisë së Sportit, si dhe Task-Forcës së Shëndetësi­së, ku kërkojmë që të na hapet drita jeshile, pasi peshëngrit­ja është një sport individual dhe mund t'i zbatojmë shumë mirë të gjitha rregullat parandalue­se të virusit. Gjithashtu edhe çështja e distancave nuk përbën problem në sportin e shtangës, pasi duam apo jo largësia është mbi 4 metra". Virusi "COVID-19" solli një kaos të vërtetë edhe për sa i përket kalendarit të garave, pasi shumë evente madhore u shtynë: "Në rastin më të parë që të jepet miratimi nga qeveria, ne do të zhvillojmë menjëherë mbledhjen me këshillin e trajnerëve, që të përshtatim kalendarët në varësi të Kampionati­t Botëror dhe Europian, gara të cilat gjithashtu kanë ndryshuar nga Koronaviru­si. Në shtator është Europiani i të rinjve, që do të thotë se në korrik apo gusht ne duhet të zhvillojmë patjetër aktiviteti­n kombëtar për të rinj. Ndërsa mund të kemi edhe një spostim të kampionati­t kombëtar për të rritur, gjë që mbetet për t'u akorduar me datat e Europianit", deklaron Masllavica.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania