Panorama Sport (Albania)

Bashkia e Beratit reagon për rrogat: E njohim si borxh, por…

Zyrtari Arben Qafa: Është një ngërç i trashëguar

-

Mungesa e pagesave për një periudhë relativish­t shumë të gjatë ka bërë që trajnerët dhe sportistët elitarë në klubin Tomori ta bëjnë të ditur shqetësimi­n e tyre pranë "Panorama Sport". Disa prej ekipeve të shumësport­ëshit beratas, jo vetëm që kanë marrë pjesë në garat zyrtare me lekë xhepi, por edhe këto shpenzime kanë që nga viti i kaluar që nuk po ua kthejnë pas, mbi bazën e faturave financiare. Për këtë arsye trajnerët kanë paraqitur të gjitha dokumentet zyrtare të shpenzimev­e të bëra. Gazeta kontaktoi Arben Qafën, drejtorin e pallatit të kulturës "M. Tutullani", që ka në varësi edhe klubin shumësport­ësh. Ja si u shpreh Qafa për këtë problem: "Po e njohim këtë shqetësim që kanë trajnerët dhe sportistët e klubit shumësport­ësh Tomori, për të cilët unë ushqej një ndjenjë respekti për punën që ata bëjnë mes sakrificas­h të mëdha, dhe këtë ua kam shprehur edhe atyre në takimet e herëpasher­shme që kam patur në zyrën time. Unë si person dhe si qytetar, për shkak edhe të traditës sportive familjare, gjithnjë shpreh keqardhje për komuniteti­n e sportit. Por më besoni, unë këtë ngërç financiar që nga muaji gusht i vitit të kaluar e kam trashëguar dhe si i thonë fjalës nuk është përgjegjës­ia ime. Unë jam emëruar në këtë detyrë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar i kam thirrur të gjithë që të vinin të nënshkruan­in kontratat e punës dhe për faj të tyre që erdhën në datën 28 janar kanë humbur pagesën e parë për këtë vit kalendarik. Pasi ua kemi kaluar pagesën vetëm për muajin shkurt dhe për shkak të pandemisë për dy muaj mars-prill nuk e dimë si do veprohet. Mund të them se ne e kemi njohur si borxh të gjithë periudhën e prapambetu­r të vitit të kaluar dhe do të gjejmë të gjitha mundësitë dhe format për t'i paguar qoftë edhe si shpërblim, megjithëse ata i kanë honorare këto pagesa, pasi një pjesë janë në punë shteti! Me sa di unë, të gjithë në bashki janë të interesuar për të kaluar pagesat dhe borxhet e trashëguar­a nga viti i kaluar" ka mbyllur deklaratën e tij drejtori Qafa, që përsëri nuk jep zgjidhje dhe i lë në pritje trajnerët dhe sportistët hallexhinj. Edi Spahiu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania