Panorama Sport (Albania)

Durmishaj, Durmishaj, dënohen dënohen federata federata dhe dhe Arisi Arisi

Futbollist­i shqiptar nuk po gjen qetësi që nga koha kur braktisi ngjyrat kuqezi

- JORGIS MEMO

Fiorin Durmishaj po kalon një moment të vështirë që nga koha kur vendosi të braktiste Shqipërinë për të luajtur me kombëtaren e Greqisë. Jo vetëm dëmtimet dhe dritëhijet në aspektin profesiona­l, por tani e ka paguar shtrenjtë edhe klubi i fundit me të cilin ka luajtur. Bëhet fjalë për Arisin e Selanikut, se për shkak se aktivizoi sulmuesin shqiptar gjatë pjesës së dytë të sezonit, i është bllokuar merkatoja nga FIFA deri në qeroshr të vitit 2021 dhe është gjobitur me 500 mijë euro. Sipas asaj që raporton www.sportfm.gr, kjo ishte një goditje e rëndë për klubin grek, por edhe një telash më shumë për shqiptarin që nuk po gjen qetësi.

DËNIMI

Fiorin Durmishaj është në pronësi të gjigantëve të Olimpiakos­it, por duke mos patur hapësira aty, klubi grek e huazoi në shtator të vitit të kaluar te belgët Kasland Beveren. Deri në janar shqiptari me pasaportë greke luajti 9 ndeshje dhe shënoi dy gola. Gjërat nuk shkuan siç donte ai dhe Olimpiakos­i vendosi ta huazonte tek Arisi i Selanikut. Mësohet se FIFA e pati paralajmër­uar federatën greke dhe klubin e Arisit që ky transferim ishte i parregullt. Kjo nuk u mor parasysh nga verdhezinj­të dhe lojtari zbriti në fushë. Për ironi të fatit, vetëm një ndeshje dhe më pas u dëmtua. Por kaq ka mjaftuar që klubi të dënohet. Vendimi është zbardhur sot dhe Arisit i është bllokuar merkatoja deri në qershor të vitit 2021.

GJOBË EDHE PËR FEDERATËN

Është gjobitur edhe federata greke prej Durmishajt. FIFA, përveçse ka ndëshkuar me 500 mijë euro gjobë Arisin, i ka vendosur edhe federatës greke një gjobë prej 480 mijë eurosh. Kjo, për faktin se FIFA e pati paralajmër­uar federatën greke të mos e miratonte federimin e sulmuesit nga klubi belg tek Arisi. Paralajmër­imi nuk u mor parasysh dhe tani është gjobitur edhe federata greke. Ironi e fatit edhe në këtë rast... Federata

greke bëri të pamundurën t’ia merrte Durmishajn Shqipërisë dhe ndonëse djaloshi kishte luajtur 11 ndeshje me përfaqësue­set e moshave të Shqipërisë, në fund e bindën të zgjidhte kombëtaren e madhe të Greqisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania