Panorama Sport (Albania)

Skaroni konfirmon: Të infektuari­t janë drejt shërimit

-

Pas lajmit të qarkulluar në median italiane se te Milani ka të infektuar me “COVID-19”, konfirmimi ka ardhur vetëm mbrëmjen e djeshme nga kreu i klubit: “Po, kemi të infektuar në skuadër, por fatmirësis­ht ata janë drejt shërimit. Dy Maldinit, si djali ashtu edhe i ati janë shëruar”. Paolo Skaroni, me të konfirmuar këtë mendon se Seria A duhet të vazhdojë. Në përfundim të mbledhjes me aksionarët minoritarë, presidenti i Milanit deklaroi: “Pozicioni i Milanit është i qartë dhe e kemi thënë shpesh se duam ta përfundojm­ë sezonin. Tashmë ka ardhur koha që të mësohemi të jetojmë me virusin, pasi nuk mund të presim zerimin për t’iu kthyer normalitet­it. Vendimi përfundimt­ar i takon sigurisht qeverisë, por ne si drejtues na duhet të mendojmë edhe për të ardhurat. Dhe ky nuk është vetëm problem i Milanit, por i të gjitha klubeve europiane”. Kreu kuqezi ka folur edhe për sezonin. Me theksin mbi gabimet e bëra ai tha: “Kemi ekipin me moshë më të ulët të Serisë A dhe kjo flet qartë për synimin tonë. Kemi bërë gabime, kemi ndryshuar disa trajnerë e Xhampaolo nuk rezultoi një zgjedhje e goditur. Jemi të lumtur për Piolin dhe të gjithë së bashku le të punojmë që të ringremë Milanin. Një ekip është si një kor që ka solistë e futbollist­ët shpesh ndihen të gjithë si solistë”. Optimizmi i Skaronit lidhet me joshjen e “Djallit” nëpër botë. Jo vetëm një klub futbolli, por një markë e mirëfilltë, nga e cila pritet gjenerimi i të ardhurave që do të ndihmojnë forcimin e organikës. Duke folur për Milanin si kompani, 73vjeçari tha: “Klubi ynë është një markë globale sepse në botë kemi më shumë tifozë se çdo klub tjetër italian. Edhe në Europë jemi mes pesë të parave për preferencë pavarësish­t se në kompeticio­net ndërkombët­are kemi kohë pa fituar diçka. Në aspektin e biznesit, synojmë të pushtojmë kombe si Pakistani, India, Indonezia e Kina”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania