Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, Rustemaj: Kemi edhe shansin e ndeshjeve shtesë

- Preng GJIKOLA

Te Besëlidhja presin me shumë interes të mësojnë se çfarë vendimi do të merret për këtë sezon për pjesën e mbetur të ndeshjeve që kanë ndikim në fatin e lezhjanëve. Pas dy muajsh pushim, skuadrat kanë shumë deficite fizike dhe pas nisjes së stërvitjes individual­e më 18 maj, siç është thënë nga Ministria e Shëndetësi­së, duhet ende kohë që futbollist­ët të bëhen gati për ndeshjet zyrtare. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, mbrojtësi Elvis Rustemaj thekson: “U mbushën 2 muaj nga ndërprerja e kampionati­t për shkak të Koronaviru­sit. Në shtëpi dhe aq sa na ka lejuar ligji, jam stërvitur për të ruajtur formën fizike, duke shpresuar se do të rinisë sezoni aty ku u ndërpre. Besëlidhja ka si objektiv ngjitjen në Superiore, por renditet e dyta, me diferencë të dukshme pikësh nga kreu. Nëse do të vijonte rregullish­t kampionati, ndoshta do të ishim ne në krye ose afër Kastriotit. Gjithsesi, jemi në vend të dytë dhe kemi mundësinë e ndeshjeve shtesë për të provuar ngjitjen. Besëlidhja do ta shfrytëzoj­ë këtë shans, nëse do të operohet me këtë formulë që është në fuqi. Edhe nëse kampionati ndërpritet këtu, ndeshjet shtesë duhet të zhvillohen, pasi janë të planifikua­ra pas mbylljes së kampionati­t. Besëlidhja ka edhe Kupën e Shqipërisë,

kemi shkuar në 8-shen më të mirë. Ne duam që Kupa të luhet deri në fund ose të mos luhen ndeshje të tjera të saj. Besëlidhja ka si objektiv kryesor kampionati­n dhe Superioren, por edhe në Kupë kënaqësia është të shkojmë sa më lart, të luajmë me Tiranën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania