Panorama Sport (Albania)

Presidenti i Prishtinës siguron 11 mijë tamponë

Leksion nga Kosova me testet, në Shqipëri nuk kontrolloh­en lojtarët dhe... e fundit në Europë

-

Nëse në Shqipëri do të lejohet futbolli pa u bërë më parë teste lojtarëve, ndryshe ndodh me Kosovën. Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka siguruar 11 mijë teste për "COVID-19" për Republikën e Kosovës, duke u dhënë një ndihmë shumë të madhe njëkohësis­ht edhe aktorëve të futbollit. Ejupi këtë e ka deklaruar përmes një interviste televizive në "Klan Kosova"

ku tha se janë 11 mijë teste, potenciali­sht deri në 20 mijë teste, të cilat do të futen edhe në sport. "E di se Kosova ka vështirësi sa u përket testimeve, kam qenë vazhdimish­t në kontakt për punën e testeve. Është vështirë të gjendet një test tani. Kosovës nuk do t'i mundojnë testet në të ardhmen dhe do t'i dorëzojmë në IKSHPK. Ne do të donim të dhuronim edhe 1 mijë teste për në Luginën e Preshevës, por të shohim se si do ta bëjë ndarjen IKSHPK", ka deklaruar kreu i klubit të madh kosovar. I ftuar në studio ishte edhe mikrobiolo­gu Lul Raka, i cili u shpreh se këto teste i duhen Kosovës dhe që vendi s'ka patur kaq shumë teste që nga fillimi i pandemisë. "Jemi angazhuar dhe doktor Rakës mund t'ia jap lajmin se i kemi siguruar 11 mijë teste për "COVID-19" për futbollin. Jemi konsultuar me të gjithë, pa dashur të bëjmë ndonjë gabim. Një mijë teste do t'i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, kurse për futbollin do të ketë mjaftueshë­m. Edhe me dy afaristë të mëdhenj që janë në Gjermani, do të arrijmë të sigurojmë rreth 20 mijë teste. Një pjesë e testeve kanë arritur dhe pjesa e tjetër pritet të mbërrijë brenda pak ditëve në Kosovë. Shpresojmë që garat të mbyllen në fushë dhe jo në tavolinë", përfundoi Ejupi. Edhe kampionati kosovar nuk dihet se kur do të rinisë, pasi ende qeveria nuk ka marrë vendim sa u përket aktivitete­ve sportive. Shqipëria është tashmë vendi i fundit në Europë për numrin e testeve të kryera për 1 milion banorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania