Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Stërvitem edhe pse mbaj Ramazan, dua të fitojmë Kupën

Teuta, mbrojtësi flet për situatën dhe rifillimin e kampionati­t

-

Futbolli në Shqipëri është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së "COVID-19". Ditë më parë, FSHFja ka zhvilluar një takim me Ministrinë e Shëndetësi­së për të diskutuar rreth rikthimit të kampionate­ve në vendin tonë. Sinjalet duken pozitive e me shumë mundësi stërvitjet do të rinisin më 18 maj. Në një prononcim për "Panorama Sport", mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha, u shpreh optimist për rikthimin e kampionati­t.

Rustem, si po e kaloni këtë periudhe karantine?

E vështirë, sigurisht. Por, si të gjithë të tjerët po qëndrojmë më shumë në shtëpi. Po stërvitem individual­isht me mundësitë që kam. Por, gjithashtu jam duke agjëruar.

Si po vijoni të mbani formën e duhur?

Kam mbi 3 javë në stërvitje. Në fillim të javës ishim me grupe të vogla nga 2 vetë. Tani do të presim një njoftim të dytë dhe për ndeshjet. Duhet të mbajmë distancë nga njëri-tjetri. Unë po vijoj të stërvitem sipas planit që ka përpiluar stafi teknik.

Ju duket larg 18 maji për stërvitje individual­e?

Kjo situatë nuk ka qenë shumë e mirë, jo vetëm për futbollist­ët, por për çdo qytetar. Unë besoj se është zgjatur shumë për të mos filluar stërvitjen, sepse për të rifilluar një kampionat, duhen shumë ditë stërvitje. Besoj se është shumë vonë. Mund të fillojë këtë javë, por nuk vendos unë. Sa më shpejt, aq më mirë do të ishte për futbollin dhe futbollist­ët.

FSHF propozon rinisjen e kampionati­t më 31 maj. Si e shikoni këtë gjë?

Sigurisht do të na duhet pak kohë për t'u futur në ritëm, duke qenë se ishte pushim goxha i gjatë. Jam pro rifillimit të kampionati­t në fund të muajit. Futbolli për ne, veç pasion është edhe punë. Shpresoj shumë të kthehemi, pasi na mungon shumë fusha.

Jeni pro apo kundër mbylljes se sezonit në këto momente?

Sezoni mendoj se duhet të përfundojë në fushë dhe atëherë do të shikojmë nëse e meritojmë atë objektiv që kemi, Europën.

Si e shikoni Europën e Teutës?

Unë besoj se do të jetë e vështirë, por në futboll nuk i dihet. Gjërat duhet t'i marrim me radhë. Jemi aty-aty me pikë dhe kam besim se në fund do marrim pjesë dhe në Europë, por dëshira ime është të fitojmë Kupën e Shqipërisë, pasi është edhe 100vjetori i klubit.

Ofertat dhe e ardhmja për ju?

Fillimisht dua të mbyll sezonin dhe të ngre një trofe me Teutën. Të tjerat ia lëmë kohës.

Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania