Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i bën ligjin, Bajerni s’e lëshon kreun

Levandovsk­i dhe Pavar iu përgjigjën goleadës së Borusias së Dortmundit në derbi

-

Bajerni i Mynihut i është përgjigjur fi tores së thellë së Borusias ndaj Shalkes, duke fituar dje ndaj Unionit të Berlinit me rezultatin 2-0. Levandovsk­i dhe Pavar shënuan për kampionët e Gjermanisë që me fitoren në kryeqytet vazhdojnë të kryesojnë kampionati­n me katër pikë më shumë se ndjekësit e Borusias.

NDESHJA

Bavarezët morën menjëherë frenat e lojës në dorë duke patur një zotërim më të lartë të topit se vendësit të cilët në 10 minutat e para ishin vetëm spektatorë. Gnabri dhe Levandovsk­i dhanë sinjalet e para se kampionët kishin ardhur në kryeqytet për të marrë tri pikët. Në minutën e 19-të ishte Tomas Myler ai që gjeti rrugën e rrjtës, por goli i gjermanit u anulua për pozicion jashtë loje. Ishte VAR ai që sinjalizoi kryesorin për golin e parregullt. Më pas ndeshja krijoi pak raste deri në minutën e 39-të. Neven Subotiç ndërhyn me një kohë vonesë ndaj Goreckës dhe arbitri sinjalon për 11-metërsh për skuadrën e Bajernit. Nga pika e bardhë, ishte Robert Levandovsk­i ai që nuk gaboi duke shënuar për kampionët në fuqi. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e skuadrës së Hansi Flik që edhe pse nuk shkëlqeu, ishte dukshëm më superiore se kundërshta­ri.

PJESA E DYTË

Leon Gorecka mund ta kishte dyfishuar rezultatin në të 49’, por mesfushori gjerman nuk goditi siç duhet brenda zonës. Myler dhe Levandovsk­i kombinuan bukur midis tyre në dy momente teksa ishin një kërcënim i vazhdueshë­m për skuadrën e Unionit. Vendësit ishin pothuajse inekzisten­të, pushimi 2-mujor për shkak të pandemisë kishte ndikuar jo mirë te kryeqyteta­sit, të cilët e kishin të vështirë për t’iu afruar portës së Manuel Nojerit. Teksa ndeshja po i afrohej fundit, bavarezët rritën presionin mbi kundërshta­rin për të shënuar golin e qetësisë. Gnanbri në të 79’ goditi fort drejt portës mike, por gjuajtja e tij u prit nga Gikieviz. Vetëm një minutë më pas, ishte Kimish ai që krosoi në zonë nga

një goditje këndi duke gjetur brenda zonës Pavar. Francezi kërceu mbi të gjithë duke shënuar edhe golin e dytë, duke vulosur kështu fitoren e Bajernit që edhe pas rinisjes së kampionati­t vazhdon të tregojë se e kryeson me meritë kampionati­n. Në fundin e ndeshjes Nojer i mohoi Unionit golin e nderit. Feliks Kros goditi fort brenda zonës, por kapiteni i bavarezëve tregoi edhe njëherë tjetër përse mbetet numri 1.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania