Panorama Sport (Albania)

Gjermania thërret Ibrën, Mihajloviç: Ikën nga Milani

Serbi: Me mua ose në Suedi, Zlatani s’rri te Milani

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Zlatan Ibrahimovi­ç duket se e ka shi juar shumë rikthimin e Bundesligë­s. Gjiganti suedez ka reaguar në lidhje me kampionati­n gjerman duke shpërndarë një postim në rrjetin "Instagram". Ai ka qenë shumë i qartë me mesazhin e tij duke hedhur kunja edhe për Serinë A. "Ata thonë, ata e bëjnë. Faleminder­it Bundesliga", shkruan Zlatan. E menjëhersh­me ka qenë edhe përgjigjja nga profili zyrtar i Bundesligë­s që, duke përfituar nga rasti, përveçse e kanë falënderua­r 38-vjeçarin për vlerësimin, e kanë ftuar të "provojë" kampionati­n teuton. Kujtojmë se suedezi është rikthyer në Itali nga Suedia ku po qëndronte gjatë pandemisë. Ai ka qëndruar vetëm pak ditë në karantinë, të cilën e ndërpreu pasi rezultoi dy herë negativ në testet e bëra. Shtatlarti ka nisur stërvitjen me Milanin dhe po pret me padurim që kampionati të rikthehet. E ardhmja e Ibrës është në dyshim, pasi nuk dihet se ku do të jetë sezonin 2020-'21. Përveç një rikthimi në atdhe në radhët e Hambarbit, suedezi përflitet edhe për një aventurë të re në Itali, ku Bolonja dhe Napoli janë mes klubeve më të interesuar­a. Të dyja ekipet stërviten nga miq si Mihajloviç dhe Gatuzo, por vendimi do të merret pas takimit që suedezi do të ketë së shpejti me Ivan Gazidhisin, administra­torin e Milanit. Përflitet një ofertë sezonale prej 4 milionë eurosh, por më shumë sesa paratë Ibra interesohe­t për planet e klubit e në rast se nuk e sheh veten në qendër të tyre, atëherë rrugët janë të destinuara për t'u ndarë përfundimi­sht në përfundim të sezonit aktual. Kurdo që ky të përfundojë, duke qenë se edhe rinisja është shoqëruar me dilema e polemika të shumta.

MIKU SINISHA

Nuk dihet se çfarë do të bëjë Zlatan Ibrahimovi­çi në fund të këtij sezoni, por me siguri që nuk do të pranojë të luajë më për Milanin. Lajmin e ka dhënë Sinisha Mihajloviç, trajner i Bolonjës dhe mik i ngushtë i suedezit. Të dy kanë komunikuar gjatë javës së kaluar e me sa duket sulmuesi i ka dhënë ndonjë detaj mbi atë që do të jetë zgjedhja e tij e radhës në karrierë. Në një intervistë për një emision serb, tekniku ka treguar: "Zlatani më telefonoi disa ditë më parë. Nuk e di se çfarë do të bëjë në verë, por me siguri që nuk do të zgjedhë që të qëndrojë për të luajtur akoma për Milanin. Pikëpyetja e madhe ka të bëjë me faktin nëse do të zgjedhë të vazhdojë karrierën në Suedi apo do të vijë për të luajtur me ne te Bolonja". Këto komente te Sinishës turbullojn­ë edhe më tepër ujërat rreth Milanit, por njëkohësis­ht ndezin një fije shprese për tifozët bolonjezë të cilët do ta mirëprisni­n Ibrën në "Dall'Ara".

 ??  ??
 ??  ?? Shkallët ashensor që Lajpcigu ka marrë me qira nga aeroporti i qytetit për të akomoduar lojtarët në stolat e improvizua­r në "Red Bull Arena".
Shkallët ashensor që Lajpcigu ka marrë me qira nga aeroporti i qytetit për të akomoduar lojtarët në stolat e improvizua­r në "Red Bull Arena".
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania