Panorama Sport (Albania)

Tetë dëmtime në Gjermani, trajneri bardheblu vë alarmin

“Përgjigjja do të vijë së shpejti, rezultatet do të jenë katastrofë”

- OLSI AVDIAJ

Do të jetë masakër. Kështu mendon trajneri i përgatitje­s fizike të Tiranës, Kosta Jani. Në një postim të bërë në “Facebook”, Jani, një njohës shumë i mirë i zanatit të tij, ka analizuar se çfarë ka ngjarë në gjashtë ndeshjet e Gjermanisë, ku janë shënuar tetë dëmtime. Sipas tij, edhe Superiorja do të jetë katastrofë, por pasojat do të ndihen në vazhdim kur të nisë futbolli. Sipas tij, atëherë do të jetë vonë, sepse lojtarët do të masakrohen nga dëmtimet. “Tetë dëmtime në gjashtë ndeshje. Pasojat e izolimit në performanc­ën e lojtarëve të futbollit janë të dukshme që nga ndeshja e parë. Ekziston një rrezik i lartë dëmtimi për shkak të periudhës së gjatë të ndërprerje­s së stërvitjes dhe periudhës shumë të shkurtër të përgatitje­s para nisjes se kampionati­t. Këto shifra vijnë nga kampionati gjerman që konsideroh­et si nga më të mirët në botë, imagjinoni çfarë mund të ndodhë në kampionati­n shqiptar ku të gjithë i dimë kushtet që stërviten lojtarët dhe në dispozicio­n kemi vetëm dy javë kohë për t’i përgatitur. Për ata që janë shprehur se 2-3 javë janë të mjaftueshm­e që lojtarët të arrijnë nivelin e duhur fizik për të përballuar ngarkesat nga ndeshjet e luajtura çdo 3-4 ditë (një gjë që ka efekte negative në performanc­ën e lojtarëve në kushte normale), dua t’u them që përgjigjja do të vijë së shpejti, thjesht bëni durim. Rezultatet do të jenë katastrofë”, shkruante Jani. Tirana ka fluturuar në fushë gjatë gjithë sezonit, ndërsa meritën më të madhe për gjendjen e skuadrës e ka pa dyshim trajneri i përgatitje­s fizike, Kosta Jani. I ardhur gjatë kësaj vere te bardheblut­ë, Jani ka ditur të mbajë lart bardheblut­ë, që në fushë asnjëherë nuk kanë shprehur shenja lodhjeje. Gjithmonë, trajneri i përgatitje­s fizike apo fitnesit të Tiranës është shprehur se lojtarët do ta vuajnë shumë të qenit në fushë çdo tri ditë. Nga ana tjetër, Emanuel Egbo e ka quajtur këtë situatë të çuditshme, teksa është shprehur se lojtarët e futbollit janë kthyer në maratonist­ë. Një situatë që pritet të ndikojë shumë në cilësinë e lojës dhe çfarë do të tregojnë lojtarët në fushë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania