Panorama Sport (Albania)

Çmendet Juvja, Pjaniç-De Shiljo e 25 mln për Semedon

Katalanasi­t gjejnë buxhet për Lautaron, e ndihmon Juvja

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona dhe Juven tusi kanë arritur një marrëveshj­e paraprake në negociatat që do të dërgojnë Miralem Pjaniçin dhe Matia De Shiljon në "Camp Nou" dhe do të sjellin Nelson Semedon në Torino. Ky shkëmbim lojtarësh do të kompletohe­t me 25 milionë euro, që skuadra e Juventusit është e detyruar t'i paguajë Barcelonës për shkak të vlerës që ka në merkato Semedo. Duket shumë e çuditshme, por gazeta katalanase "Sport" raporton se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Bëhet fjalë për një akord për të cilin është dashur përfshirja e shumë aktorëve të ndryshëm dhe janë bërë shumë orë diskutime mes drejtuesve katalanas dhe klubit italian, të dy të interesuar për të transferua­r lojtarët me këto karakteris­tika. Në këto momente, Semedo dhe Juventusi janë duke biseduar për detajet e vogla, të një transferim­i që do të mbyllet në orët e ardhshme. Nga ana tjetër, kontratat e Barcelonës me Pjaniçin dhe De Shiljon janë realitet dhe mbetet vetëm që portugezi të arrijë marrëveshj­en me Juven për ta zyrtarizua­r këtë çështje. Sipas zërave, Semedo nuk ka bërë rezistencë si Artur Melo, por ka pranuar të largohet. Zhorg Mendesh është agjenti i portugezit dhe ky i fundit ka marrëdhëni­e të mira me Juventusin. Semedo ka një vlerë 50 milionë euro në merkato dhe ky çmim u pëlqen katalanasv­e për të rregulluar bilancet. Do të vijnë 2 lojtarë dhe 25 milionë euro që do të shërbejnë për të paguar një pjesë të kartonit të Lautaros. Në Spanjë raportojnë se Juventusi do ta ndihmojë Barcelonën që t'i prishë punë Interit për sulmuesin argjentina­s. Me këtë operacion, Barcelona do të humbasë një mbrojtës që në 3 sezone ka dhënë kontribut për arritjen e objektivav­e dhe do të marrë një mbrojtës si De Shiljo që do të jetë rezervë. "Zonja e Vjetër" do të transferoj­ë një futbollist që e kërkonte edhe Interi dhe Mançester Siti. Zyrtarizim­i i këtyre marrëveshj­eve do të vijë shumë shpejt, por fillimisht ata duhet ta përfundojn­ë sezonin me skuadrat aktuale. Edhe në Champions, deri në gusht do të luajnë me ekipet aktuale, por nëse Liga e Kampioneve do të shkojë deri në shtator, atëherë ata do të transferoh­en për të luajtur me ekipet e reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania