Panorama Sport (Albania)

Ndeshje deri pas mesnate, Spanja për ‘fantashken­cë’

Ekipet do të udhëtojnë me “charter”, paguan... Tebas

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Beteja e gjatë mes dy organizato­rëve të futbollit spanjoll për orarin dhe ditët e ndeshjeve duket se ka ardhur në fund. Liga dhe federata kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tani ka mbetur vetëm zyrtarizim­i për planin e rifillimit të kampionate­ve. Në Spanjë do të luhet në të gjitha ditët e javës, përfshirë edhe të hënën, dhe do të ketë fasha orari të ndryshme në bazë të zonave dhe të përmbushje­s së kriterit që ekipet të pushojnë të paktën 72 orë. Do të ketë ndeshje që do të fillojnë edhe në orën 23:00 dhe bëhet fjalë për qytetet me temperatur­ë më të lartë sesa të tjerat. Presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, ka qenë gjithmonë kundër ndeshjeve ditën e hënë sepse e ka konsiderua­r ditën e parë të javës të papërshtat­shme për të luajtur futboll ngaqë nuk do të ketë tifozë në stadiume. Por në një futboll që do të luhet me dyer të mbyllura, ky shqetësim nuk qëndron. Megjithatë, disa media raportuan në mbrëmje se nuk ka ende një marrëveshj­e për këtë pikë. Limiti i pushimit të vendosur për skuadrat do të jetë 72 orë, që do të thotë se nëse një skuadër ka luajtur ditën e hënë, ndeshjen tjetër nuk mund ta zhvillojë përpara së enjtes. Ky organizim dhe plan do ta lejojë La Ligën që të përfundojë brenda datës 29 korrik, limit i përcaktuar nga UEFA për të vazhduar më pas kompeticio­net europiane. Kalendari i kampionati­t spanjoll do të jetë i shtrirë gjatë gjithë javës dhe në këtë mënyrë mund të themi se do të kemi futboll në 7 ditët e javës. Duke qenë se temperatur­at janë në rritje, nuk do të ketë më ndeshje në oraret e drekës, por vetëm në mbrëmje. Për t’u zyrtarizua­r kalendari, duhet pritur një moment i dytë.

STRATEGJIA - La Liga është duke menduar gjithçka me detaje dhe kërkon që t’i ndihmojë klubet në këtë situatë të pazakontë të shkaktuar nga pandemia “COVID19”. Përveç faktit që do të ketë një tur force për skuadrat (ndeshje çdo 72 orë), presidenti Havier Tebas dhe klubet kanë arritur një tjetër marrëveshj­e. Skuadrat udhëtuese nuk do të duhet të shkojnë një ditë përpara në qytetin ku zhvillohet ndeshja, por do të ketë fluturime me “charter” në ditën e ndeshjes, vajtje-ardhje. Interesant është

fakti që shpenzimet për këto fluturime do të mbulohen nga La Liga. Dëshira për të rinisur futbollin është e madhe, prandaj institucio­net po bëjnë gjithçka për të lehtësuar peshën e skuadrave, të cilat, përveç frikës, duhet të përballen me vështirësi­të

ekonomike. Nuk duhet harruar edhe fakti që 48 orë përpara çdo ndeshjeje do të bëhen testimet për të gjithë futbollist­ët dhe stafin, në mënyrë që të shmanget përhapja e “COVID-19” në rast se do të ketë futbollist­ë apo trajnerë të prekur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania