Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, ja si do të blindohet ekipi

Klubi do ta blindojë ekipin, të martën vijnë edhe Taipi me Lukajn

- KARANTINIM­I STËRVITJET LLAZI SARO

Pas më shumë se një javë përgatitje individual­e dhe shtimit të intensitet­it me seanca më të plota, Skënderbeu do të nisë sot zyrtarisht grumbullim­in në Durrës. Bardhekuqt­ë menjëherë pas vendimit të marrë nga FSHF-ja për rifillimin e kampionati­t më 3 qershor, menduan se “Tropikal Resort” do të ishte një ambient i sigurt dhe i qetë për të vijuar përgatitje­t për 10 javët e mbetura nga ky sezon. Pritet që pas njoftimit të bërë vetë futbollist­ëve nga stafi teknik, të gjithë pa përjashtim të jenë në qytetin bregdetar gjatë paradites së sotme për të filluar zyrtarisht grumbullim­in në pritje të rinisjes së kampionati­t. Burime të sigurta pranë klubit bënë me dije se pjesë e ekipit që ditën e parë do të jenë edhe futbollist­ët që ndodheshin jashtë kufijve për periudhën e karantinës. Kështu Jashanica ka ditë që është kthyer, nga ana tjetër sot do të mbërrijnë në Shqipëri edhe Pollozhani me Elezin nga Maqedonia e Veriut, e sigurisht edhe Vitija. Ashtu si Jashanica, edhe Ndeki është bashkuar me pjesën tjetër të afrikanëve dhe tashmë ndodhen në “Tropikal”. Të vetmit që do të bashkohen ditën e martë me ekipin janë Taipi dhe Lukaj, të cilët do të udhëtojnë nga Zvicra ditën e nesërme gjatë pasdites. Me një ekip të plotë Skënderbeu do të vijojë përgatitje­t të grupuar me numër të limituar lojtarësh dhe të ndarë në dy pjesë fillimisht për javën e parë.

- Problemi i të qenit të veçuar, që ndoshta shumë ekipe do të kenë probleme ta përballojn­ë, mbetet një shqetësim jo i madh për korçarët. Kjo për vetë faktin se Skënderbeu do të limitohet të bëjë diçka të tillë vetëm për masat për stërvitjen. Kjo pasi akomodimi do të jetë një problem i zgjidhshëm lehtësisht. Lojtarët të gjithë pa përjashtim do të jenë në karantinë në hotel, në dhoma teke dhe madje ushqimi do t’u shërbehet në dhomë. Kjo një masë paraprake për të mos patur kontakte të zgjeruara si dhe për të qenë brenda protokolli­t të rregullave të përcaktuar­a nga Ministria e Shëndetësi­së. Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se para çdo seance do të bëhet kontrolli i temperatur­ës me aparate termike për të qenë më të sigurt.

- Skënderbeu nga dita e sotme do të fillojë përgatitje­n me dy seanca në ditë. Problemi i vetëm mbeten temperatur­at e larta që kanë pushtuar vendin. Për këtë stafi ka vendosur një program të ri, ku njëra stërvitje do të zhvillohet herët në mëngjes dhe tjetra vonë pasdite, për të mos u ekspozuar në pikun e të nxehtit dhe seancat të kenë efikasitet­in e duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania