Panorama Sport (Albania)

Rinis sporti, zbardhet vendimi i ministres

“Zhbëhet çdo ndalesë e deritanish­me, ja çfarë ndodh nga sot”

-

Data 18 maj dhe futbolli merr sinjalin e shumëpritu­r për të dalë në fushë. Ky lajm i shumëpritu­r dhe shumë i vonuar, sidomos për periudhën e mospërgjig­jes dhe qëndrimit pezull mes ndalimit dhe lejimit, është dhënë së fundmi nga Ministria e Shëndetësi­së me një urdhër që shfuqizon çdo ndalesë të mëparshme. Me firmë të Ogerta Manastirli­ut, Ministria e Shëndetësi­së urdhëron lejimin e çdo stërvitjej­e të sportistëv­e vetëm në ambientet e jashtme, duke zbatuar protokolle­t e sigurisë. Mirëpo, në këtë urdhër mungon specifikim­i i stërvitjev­e të grupuara, gjë e cila nuk saktësohet të jetë e ndaluar me urdhëresë, siç në fakt vijon të jetë e ndaluar çdo stërvitje në ambiente të mbyllura (palestra, stërvitje në pallate sporti etj.). Kësisoj, nga sot, futbollist­ët e Kategorisë Superiore do të duhet të nisin përgatitje­t për rifillimin e sezonit futbollist­ik, çka është vendosur të luhet më 3 qershor dhe për Kategorinë e Parë të rinisë më 7 qershor. VENDIMI

Më 15 maj, ministrja e Shëndetësi­së ka saktësuar dritën jeshile për rinisjen e stërvitjev­e të futbollist­ëve. Ja vendimi i plotë:

“Urdhër nr. 326, datë 15.05.2020. ‘Për kufizimin e aktivitete­ve sportive’. Në zbatim të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutë­s, nenit 7, pika 4 germa b të ligjit nr. 15/2016 ‘Për parandalim­in dhe luftimin e infeksione­ve dhe sëmundjeve infektive’ si edhe në zbatim të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit

të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga ‘COVID-19’. URDHËROJ:

1. Stërvitjet e sportistëv­e lejohen të zhvillohen për të gjitha llojet e sporteve, vetëm në ambiente të hapura.

2. Aktivitete­t sportive dhe

stërvitjet e sportistëv­e në ambiente të mbyllura vijojnë të jenë të ndaluara.

3. Aktivitete­t e përcaktuar­a në pikën 1 të këtij urdhri të kryhen duke respektuar protokolle­t e sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

4. Ngarkohet për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r.

5. Çdo parashikim i mëparshëm që bie në kundërshti­m me këtë urdhër, shfuqizohe­t. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania