Panorama Sport (Albania)

“E nisim sezonin në shtëpi, asnjë ndihmë nga qeveria dhe FSHF”

Presidenti Demi tregon detajet e investimit të stadiumit të ri

-

Partizani nga sezoni i ardhshëm do të ketë shtëpinë e tij, teksa klubi i kuq është në përfundim të punimeve të stadiumit të e ri. Në një reportazh të "RTSH Sport", inxhinierë­t që po punojnë për këtë stadium kanë treguar me detaje stadiumin, i cili priet të ketë një kapacitet fillestar prej 4 mijë vendesh. Tribuna qendrore ka të parashikua­ra 142 poste VIP. E gjithë tribuna qendrore ka 1540 vende, ndërsa tribuna përkashi, e cila gjithashtu ëshsë e mbuluar, do të ketë një kapacitet prej 2500 vendesh. Në pjesën jugore të fushës do jetë e pozicionua­r tabela elektronik­e. I gjithë kompleksi është i rrethuar me mure mbajtës dhe pritës. Presidenti Gaz Demi pasi mori në pronësinë e tij klubin e kuq dhe riktheu titullin kampion pas 26 viteve, tashmë ka vendosur që të ndërtojë kompleksin që mban brenda edhe një stadium. Presidenti Demi në intervistë­n e dhënë tregoi afatet e përfundimi­t të stadiumit, dobinë që do sjellë ai, si dhe bëri apel edhe për ndihmë nga qeveria dhe FSHF, pasi e shikon si një investim që u vlen brezave dhe vetë zonës ku po ndërtohet. Ja prononcimi i Demit: KOMPLEKSI I RI- "Ky është një investim i madh për Partizanin sepse kur e kam marrë unë, ka patur vetëm stemën. Këtu do kalojnë disa breza dhe do dalin futbollist­ë. Përfituese kryesore do të jetë ajo zonë dhe të punësuarit dhe një pjesë e vogël i shkon edhe Partizanit, sepse deri tani ne gjithçka e bëjmë me pagesa. Për të kushtuar, ka kushtuar, nuk mund të flasim me shifra, por është një investim që financohet vetëm nga bizneset e mia. Këtu për momentin nuk ka asnjë investim nga federata dhe qeveria. Edhe kjo është për të qeshur. Ne kemi marrë disa gërxhe toke nga shteti dhe nëse mund ta quajmë përfitim, duhet ta gjykojë publiku. Ne s'kemi marrë tokë për përfitim personal, por do përfitojë zona dhe brezat e ardhshëm". POLEMIKAT ME KUKËSIN- "Ka qenë një keqkuptim mes Gjicit dhe zyrtarit të Partizanit. Neve na bëhet qejfi për stadiumin e Kukësit, sepse kjo u shërben të gjithëve jo vetëm Kukësit. Sa i përket investimit atje dhe mosinvesti­mit në kompleksin tonë, ne po presim, por nuk kemi asgjë me Kukësin dhe Gjicin, sepse i kanë dhënë futbollit". NDIHMA- "Pres nga shteti apo federata. Ky është investimi më i madh që bëhet në Shqipëri për futbollin, sepse këtu do rriten breza. Në fund këtu do vijë Duka me drejtuesit europianë dhe jam i sigurt se do gëzojë më shumë se për stadiumin "Air Albania". Këtu s'do ketë vetëm futboll, do ketë edhe sporte të tjera nga tenisi, noti, etj. Le ta shohë vetë federata dhe të lëshojë ndonjë fond serioz. Le të jemi pak euforikë, sepse unë e kam si natyrë dhe të themi është investimi më i madh në Ballkanin e vogël për sa i përket futbollit". DEKLARATA E KRYEMINIST­RIT"Unë vëllanë e kryeminist­rit e kam shok dhe drejtor dhe zëvendëskr­yeministri është një burrë shumë i mirë dhe i ndershëm, tifoz me Partizanin, por duhet të them se nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Vëllai i drejtorit tim më ka inatosur sepse na bëri si fasonët dhe nuk është e vërtetë, sepse të gjithë ne paguajmë, dikush më pak, dikush më shumë. Por nuk besoj se është tërësisht faji i tij, por edhe i stafit të dobët, që i kanë dhënë ato shifra".

PËRFUNDIMI I STADIUMIT"Besoj se në fillim të sezonit do i luajmë ndeshjet atje. Nuk kam ç'të them për pjesën tjetër të fushave e ambienteve, pasi edhe tani bizneset e mia nuk po sjellin shumë fitime dhe po mendojmë si të jetojmë normalisht. Por sezonin e ardhshëm do luajmë në fushën tonë".

NISJA E SEZONIT- "E kam parë protokolli­n dhe në kushtet e Shqipërisë nuk mund të aplikohet as 10% e atyre rregullave. Unë vetë isha i mendimit të ndërpritet kampionati, por presidenti i federatës, që di më shumë se ne, u shpreh se mund të na dënojë UEFA".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania