Panorama Sport (Albania)

Tirana e Egbosë kalon Sitin e Guardiolës

Pikë për ndeshje, kampionati ynë ndër më të ekuilibrua­rit

- Nga ALARICO ROSSI* ANALIZA

Tirana është një nga 35 ekipet më të mira në Europë, ndërsa Superiorja është një nga kampionate­t më të ekuilibrua­ra. Në analizën që ka bërë Alarico Rossi, del që tirana në ekuilibrin pikë ndaj ndeshjeve lë pas skuadra të mëdha Mançester Siti apo Trabzonspo­rin. Është shumë pranë Borusias së Dortmundit, ndërsa ka plot skuadra të tjera që mbesin prapa.

- Europa është duke punuar për rifillimin e kampionate­ve. Klasifikim­et janë të ndalura dhe përshkruaj­në çfarë ka ndodhur me kampionate­t përpara pandemisë. Në disa raste flitet për mesatare pikësh për të përllogari­tur meritat sportive të skuadrave, në rast se ndeshjet e luajtura janë të njëjtat dhe kampionati nuk rifillon. Kemi provuar të përllogari­sim mesataren e pikëve të kampionate­ve europiane dhe kanë dalë të dhëna shumë interesant­e. Mesatarja e pikëve dhe raporti ndërmjet pikëve në klasifikim dhe ndeshjeve të luajtura. Në Shqipëri të gjitha skuadrat kanë luajtur 26 ndeshje përpara ndërprerje­s dhe klasifikim­i i mesatares së pikëve është vetëm një mënyrë e ndryshme për të llogaritur klasifikim­in. Kjo llogaritje mund të aplikohet edhe për skuadrat europiane. Është një mënyrë për të patur një parametër unik që do të ndihmojë për të krahasuar ecurinë e skuadrave në kampionate të ndryshme. Në 35 skuadrat e para të Europës gjejmë vetëm Tiranën, në vendin e 32-të. Më pas kemi shkuar përtej, duke përllogari­tur mesataren e pikëve për çdo kampionat në Europë. Dhe këtu vjen surpriza. Kampionati shqiptar është ndër më të ekuilibrua­rit dhe të paqartë për vendimet finale në të gjithë Europën. Për këtë klasifikim, vlera maksimale që mund të sigurohet është 1,5 minimumi 1. Në këtë rast, të kesh një vlerë të ulët për pikët mesatare të skuadrave në kampionat do të thotë që jo vetëm ka shumë barazime, por edhe që skuadrat e para në klasifikim humbasin më shpesh kundër ekipeve me pozicione të ulëta në klasifikim. Përfundimi i këtij kampionati të ekuilibrua­r, me një luftë të hapur në të gjitha frontet, mund të jetë një stimul më i madh për të gjithë.

*Drejtor i Departamen­tit të Analizës, Inovacioni­t dhe Skautizmit në FSHF

Renditja e skuadrave me raportin ndeshje-pikë

 ??  ?? Renditja e Superiores me raportin ndeshje-pikë
Renditja e Superiores me raportin ndeshje-pikë
 ??  ?? Renditja e kampionate­ve me raportin ndeshje-pikë
Renditja e kampionate­ve me raportin ndeshje-pikë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania