Panorama Sport (Albania)

Nebihu: Jam bllokuar, s’ka kushte për futboll

"Çdo ndeshje është si finale, respektojm­ë garën deri në fund"

- ERMAL SIKA

Kreshnik Nebihu është "ngujuar" në Kosovë. Mesfushori ka mbetur i bllokuar në vendlindje si pasojë e mbylljes së kufijve nga "COVID19". Flamurtari do të dalë në fushë sot, por 22-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm. Atij i mungon futbolli, e megjithatë ende nuk e ka të qartë se kur do të ketë të drejtë që të kthehet në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", lojtari nga Mitrovica na rrëfen ditët e vështira të karantinës, si edhe stërvitjen individual­e. Duket se edhe ai është në të njëjtën linjë me klubin, pasi mendon se nuk janë ende kushtet që të nisin aktivitete­t futbollist­ike. Mbijetesa duket gati e pamundur, por ai paralajmër­on se kuqezinjtë do të respektojn­ë garën deri në fund.

Kreshnik, si po i kaloni këto ditë të vështira nga "COVID-19?

Si të gjithë të tjerët në karantinë. Jam në shtëpinë time në Mitrovicë. Shyqyr Zotit jemi të gjithë mirë. Shëndeti ka qenë prioritet në këtë kohë. Jemi të gjithë mirë.

Si paraqitet situata aty në Mitrovicë?

Është e qetë. Kjo gjë na gëzon shumë dhe na bën optimistë për të ardhmen.

Gjatë kësaj kohe si jeni stërvitur?

Jam stërvitur individual­isht,

kuptohet. Na duhet që ta mbajmë gjendjen fizike sadopak dhe të jemi në formë të mirë. Pavarësish­t se dihet që është e vështirë. Nuk është e njëjta gjë si të ushtrohesh me grupin. E megjithatë, nuk kemi çfarë të

bëjmë. Këto janë kushtet dhe duhet të përshtatem­i.

Të them të drejtën, në këtë gjendje që jemi më mungon

Unë po pres që të hapen kufijtë dhe do të kthehem menjëherë në Vlorë për të nisur punën me skuadrën.

Do të vazhdojmë të luajmë futboll të bukur. Të them të drejtën, besoj se tani do të jetë vetëm për të respektuar garën. Gjithsesi, ne do të bëjnë maksimumin dhe më të mirën deri në fund, duke e parë çdo ndeshje si një finale.

 ??  ?? Pamje nga dizinfekti­mi i ambineteve të stadiumit ''Flamurtari''
Pamje nga dizinfekti­mi i ambineteve të stadiumit ''Flamurtari''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania