Panorama Sport (Albania)

Plotësohet Luftëtari, vetëm dy lojtarë pritet të mungojnë

- TOMOR SHEHU

Luftëtari nën drejtimin e dyshes Neritan Novi-Arbër Bistri pritet të nisin sot përgatitje­t për pjesën e mbetur të sezonit. Ndalesa e gjatë për gati 65 ditësh, për shkak të pandemisë “COVID-19” që preku dhe futbollin, bëri që topi të mos rrokullise­j në fushat e kampionati­t shqiptar. Madje, ndërprerja e gjatë e garës i “penalizoi” futbollist­ët, duke u privuar atyre të drejtën e të stërvituri­t në kushte normale. Tashmë që vendimi për rinisjen e kampionati­t është zyrtarizua­r nga FSHF-ja dhe data 3 qershor do të hapë siparin e dhjetë ndeshjeve të mbetura (përfshirë këtu edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë), për Luftëtarin, e sotmja do të startojë me përgatitje­t për ndeshjen e javës së 27-të. Verilindor­ët e Kukësit janë kundërshta­rët e Luftëtarit, e kësisoj në orën 17:00 bluzinjtë pritet të jenë të plotë në numër nën urdhrat e trajnerit Neritan Novi. Burime konfidenci­ale pranë stafit bluzi konfirmojn­ë faktin se të gjithë lojtarët janë njoftuar në kohë për të qenë prezent në Gjirokastë­r, të gatshëm për startimin e përgatitje­ve, sipas protokolli­t dhe udhëzimeve të dhëna nga institucio­net shtetërore. Luftëtari në kontingjen­tin e tij ka lojtarë me përhapje të gjerë të hartës gjeografik­e të vendit, ndaj dhe bashkimi i tyre me grupin në kohë mbetet për t’u parë. Si klubi me lojtarë të rinj në kampionati­n shqiptar dhe për më tepër me kontrata 3vjeçare, Luftëtari sot pritet të jetë i kompletuar, teksa në pikëpyetje mbetet ardhja e dy lojtarëve që banojnë në Greqi, Donald Açkës dhe Andon Karabinës. Po të njëjtat burime bëjnë me dije për “Panorama Sport” se si mesfushori me tipare shkatërrue­se Donald Açka dhe mbrojtësi Andon Karabina janë njoftuar për rifillimin e përgatitje­ve pas pauzës së tejzgjatur të pandemisë së “COVID19”. Gjithçka që ka të bëjë me mënyrën e mbërritjes së futbollist­ëve nga Greqia në Gjirokastë­r do të mësohet nga sot dhe në ditët në vazhdim. Megjithatë, për t’u veçuar është fakti se ka lojtarë që jetojnë me familje në qytete të listuara në zonën e kuqe, ndaj dhe sot do të mësohet nëse do të jenë apo jo nën urdhrat e stafit teknik. Jurgen Dushkaj, Arlis Shala, Armenis Kukaj, Amer Duka, Aldrit Oshafi, Enes Isufi, Erald Hyseni, Griseld Lika, Joan Çela, Elian Çelaj, Franc Lala, Ardit Ziaji, Kliton Qato, Arbër Mehmetalla­ri, Kabir Tahiraga, Redon Dragushi janë emrat e lojtarëve që nga sot do të nisin udhëtimin e lënë për gjysmë, atë të përfundimi­t të dhjetë javëve të fundit të Kategorisë Superiore shqiptare. Sakaq, mospërfshi­rja e Gjirokastr­ës në zonën e kuqe, falë mosprekjes nga “COVID-19” për një grup lojtarësh vendës ka mjaftuar për të mos e humbur shansin për t’u stërvitur në mënyrë individual­e brenda fashës së lejuar. Këtu s’ka bërë përjashtim as kapiteni Aurel Demo, i cili nuk udhëtoi drejt Greqisë aty ku edhe banon, pas mbylljes së kufijve tokësorë me shtetin fqinj. Tri ditë më parë, me grup minimal lojtarësh vendës, Luftëtari mes protokolli­t rigoroz dhe detyrave të kryera me përpikëri zbriti në terrenin “Fusha e Vjetër” për t’u dhënë jetë përgatitje­ve në kushtet e temperatur­ave të larta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania