Panorama Sport (Albania)

Frashëri: Në Durrës ndihem mirë, nuk iki

“Të mendojmë për stërvitjen dhe për ndeshjet që na presin”

- ZAMIR QYPI

Portieri Stivi Frashëri u largua nga Kukësi një vit më parë dhe iu bashkua Teutës, aty ku ka fituar më shumë eksperienc­ë. Këtë sezon me blutë ai po bën paraqitje mjaft të mira duke rënë në sy. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Stivi Frashëri flet për periudhën e karantinës dhe jo vetëm.

Stivi, si po i kaloni këto ditë karantine?

Dihet që kjo periudhë është shumë e vështirë, për ne lojtarët sidomos. Përveçse jemi afër familjes, nuk ka asnjë të mirë tjetër sepse, me thënë të drejtën, u bënë shumë ditë me këtë mënyrë jetese.

Më në fund nis stërvitja. Të gjithë në fushë dhe nuk ka më përgatitje fshehurazi...

Po çfarë të bëjmë, dihet se si është kjo periudhë. Unë kam marrë një program, që trajneri ynë i portierëve, Riz- vani, na ka dhënë, por edhe kujdeset klubi dhe stafi në distancë. Mundohemi që të bëjmë më të mirën, edhe pse situata është e pazakontë. Jam stërvitur këtë periudhë, kryesisht me ushtrime aerobike, por për fat në ambientet e shtëpisë sime private kam improvizua­r disa ushtrime. Tashmë që do zbresim në fushë do të na ndihmojë shumë, se kur je vetëm është shumë e vështirë.

Është vendosur që do të luhet më 3 qershor. Një mendim tuajin nëse është më mirë të luhet?

Nëse do të ishte vetëm 2-3 sepse bëhet fjalë javë hajde se do ta kalonim, për të mirën tonë, në radhë të por u zgjat goxha dhe men- parë, e pastaj karriera. Tash- doj se do të ketë ndikimin e më ne duhet që të mendojmë vet. Unë shpresoj që të rinisë për stërvitjen dhe për ndeshjet gara sa më shpejt. Fakti që që na presin. Do të mësohemi është lënë më datë 3 qershor edhe me kushtet e reja. është pritur mjaft mirë nga A mjaftojnë dy javë stërvitje ne. Shpresojmë që edhe për të qenë në formë pas qeveria të jetë në një mendje dy muajsh e gjysmë ndërprerje­je dhe të zbresim në fushë këtë të garës zyrtare? të hënë, sepse nuk ka më Nuk mendoj se 2-3 javë kohë. janë shumë, sepse janë faktorë

Por me masa, dhe jo si psikologji­kë që ndikojnë apo

më parë, sërish e vështirë? dhe teknikisht e fizikisht. Por,

Po, do të marrim masa, uroj që të paktën të mos kemi sepse kështu po vepron dëmtime, sepse gradualish­t gjithë bota. Në Shqipëri mendoj do të kapim formën. se janë gjëra që do të respektohe­n, Shpresojmë që të mos ndikojë për keq te secili prej nesh në radhë të parë dhe te skuadra.

Cilat janë ambiciet tuaja për të ardhmen?

Unë jam i kënaqur dhe shpresoj që të luaj akoma më shumë, duke qenë se kam bërë mirë deri më tani. Por, në radhë të parë mendojmë vetëm që të kemi shëndetin, te familjarët tanë, miqtë e shokët e ta kalojmë sa më parë këtë situatë. Ka kohë për të bërë plane, të paktën unë kështu e mendoj. Në Durrës ndihem shumë mirë, sepse këtu lojtarët e gjejnë veten.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania