Panorama Sport (Albania)

Bylisi bën gati ekipin, ja çfarë do të ndodhë me kontratat

- TË HUAJT E. SALIU

Bylisi do të zbresë sot në fushën e stërvitjes, ndërsa nga ana e klubit ballshiot janë marrë të gjitha masat e duhura. Janë bërë gati edhe ambientet, duke u dezinfektu­ar, por edhe që në fundjavën e shkuar klubi ka bërë gati maskat dhe dorezat edhe për pjesëtarët e stafit, sidomos atë mjekësor apo dhe mirëmbajtë­sit e terreneve. Në impiant do të zbatohen një për një protokolle­t sipas edhe udhëzimit të FSHFsë. Madje, nga ana e stafit mjekësor të skuadrës mallakastr­iote janë njohur me protokolli­n dhe domosdoshm­ërinë e medikament­eve për mbarëvajtj­en e procesit stërvitor në të tilla kushte. Duket se në Ballsh tashmë janë gati për rifillimin e stërvitjes. Klubi ka marrë masat, si për kompleksin në qendër të qytetit, ashtu edhe për stadiumin “Adush Muça” dhe ambientet e tyre të jashtme dhe të brendshme. Fundjava nuk ka qenë pushim ndryshe nga më parë, pasi zyrtarët e klubit, presidenti Besnik Kapllanaj dhe administra­tori Gazmend Hoxhaj, kanë inspektuar detyrat që janë realizuar, duke qenë se sot skuadra do të zbresë në fushë. Vazhdimish­t ka pasur edhe dezinfekti­m edhe të hotelit të lojtarëve. Pra, në Ballsh janë gati dhe tashmë pritet që sot lojtarët të jenë nën urdhrat e trajnerit Dovedan i cili këtë periudhë e ka kaluar në Ballsh. Ndërkohë, janë lajmëruar lojtarët nga rrethet, por edhe një pjesë e të huajve të cilët jetojnë në Fier, që sot të jenë në stërvitje në Ballsh. Por e rëndësishm­e është se, ndryshe nga shumë ekipe të cilat kanë edhe lojtarë apo trajnerë jashtë dhe duhet që të karantinoh­en, sipas vendimit të marrë nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare, te Bylisi të huajt kanë qëndruar në Ballsh dhe në Fier, kështu që menjëherë do të jenë nën urdhrat e trajnerit Dovedan dhe stafit të tij që sot.

– Argjentina­sit Fabian Munjoz i përfundon kontrata, duke qenë se ai u bë pjesë e skuadrës në merkaton e janarit. Por, klubi ballshiot dhe administra­tori Hoxhaj kanë theksuar se do të ketë marrëveshj­e, sipas edhe një udhëzimi të FSHF-së, me futbollist­ët të cilëve u përfundon kontrata në 31 maj dhe duke qenë se gara do të vijojë e do të përfundojë sezoni që parashikoh­et deri në fundin e korrikut të këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania