Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja e karikuar, kërkon elitën me çdo kusht

Lezhjanët janë në merak për lojtarët nga qytetet që janë zona të kuqe

- Preng GJIKOLA

Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar javën e parë të qershorit për vazhdimin e kampionate­ve në të gjitha nivelet aty ku u ndërpre më shumë se dy muaj më parë për shkak të Koronaviru­sit. Pas këtij vendimi, të gjitha klubet kanë nisur përgatitje­t për t’i pasur ambientet në gatishmëri, siç e kërkon rregullorj­a e re. Lezha është shpallur zonë e gjelbër, por vetëm futbollist­ët nga ky qytet mund të stërviten rregullish­t në stadiumin “Besëlidhja”. Në fakt, ata janë fare pak, sepse pjesa më e madhe, përfshirë edhe trajnerin, janë nga Shkodra, Tirana, Kamza, Laçi etj., që ende janë zona të kuqe dhe nuk lejohet lëvizja. Te Besëlidhja situata duket pak konfuze për mënyrën e organizimi­t të stërvitjes, megjithatë klubi po mundohet të marrë masat përkatëse. Stadiumi “Besëlidhja” pothuajse është i gatshëm që të presë futbollist­ët për të nisur sa më parë stërvitjen për t’u karikuar sa të munden për pjesën e mbetur të sezonit. Është për t’u zhvilluar gjithë faza e tretë, ndeshjet shtesë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku Besëlidhja është mes 8 skuadrave çerekfinal­iste dhe do të ketë më shumë ndeshje se rivalët. Besëlidhja fazën e dytë e mbylli në vend të dytë, 9 pikë larg kreut që mbahet nga Kastrioti, por sipas drejtuesve të Besëlidhje­s, si nga presidenti, ashtu edhe nga stafi teknik dhe më kryesorja nga vetë futbollist­ët, ende ka shpresa për kapjen e kreut. Po ashtu, ngjitja në Superiore mund të arrihet edhe me ndeshjet shtesë, ndaj lezhjanët e kanë kërkuar medoemos vijimin deri në fund të sezonit. Kujtojmë se Besëlidhja po mbyll sezonin e 12të radhazi në nivelin inferior të futbollit tonë, një rekord “i zi” në historinë e saj 90-vjeçare si pjesëmarrë­se në kompeticio­net e futbollit tonë, ku 24 sezone i ka zhvilluar në nivelin elitar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania