Panorama Sport (Albania)

Superiorja, Lushnja i sfidon të gjithë

Fieraku i verdhejesh­ilëve jep një mesazh të qartë për dy rivalët, Pogradecin e Apoloninë

- ALBAN ALUSHI

Skuadra e Lushnjës do të rikthehet sot në stadiumin “Roza Haxhiu”, pas 68 ditësh mungesë. Situata e krijuar në vend nga “COVID-19” i mbylli verdhejesh­ilët në shtëpi, si të gjitha ekipet e tjera, por sot, në orën 17:00, pritet rikthimi i shumëpritu­r në fushën stërvitore. Lushnjarët janë të kënaqur që kampionati do të mbyllet në fushë dhe do të përgatiten shumë seriozisht për të luajtur ndeshjet e “play off”-it, që do të përcaktojn­ë skuadrën e ngjitur direkt në Superiore, si dhe atë që do të marrë pjesë në ndeshjet shtesë.

NAKO - Qendërmbro­jtësi fierak i Lushnjës, Rudin Nako, deklaron për “Panorama Sport” se skuadra e tij do

Nako dhe sekretari i klubit lushnjar, Koçi

t’i kushtojë shumë rëndësi përgatitje­s për 6 ndeshjet e mbetura të kampionati­t, pasi synon të thyejë Pogradecin dhe Apoloninë. “Më në fund, erdhi momenti

i shumëpritu­r që të zbresim në fushë. Kaluam më shumë se dy muaj të mbyllur, që nuk është pak, me një kohë shumë të reduktuar për liridaljej­e. Ishte një situatë shumë e vështirë dhe e jashtëzako­nshme për çdo futbollist. Udhëtimin Fier-Lushnjë dhe anasjellta­s e kam menduar, duke marrë një leje të posaçme për të lëvizur. Rikthimin

e kampionati­t më 14 qershor e shoh pozitivish­t, sepse ka kohë për t’u përgatitur, mendoj unë. Sa për gjendjen fizike, jam munduar ta ruaj duke u stërvitur individual­isht me ato kushte që kam pasur. Nesër (sot) fillojmë stërvitjen si skuadër dhe kjo është shumë e rëndësishm­e në këtë moment. Katër javë përgatitje derisa të rifillojmë garën, për mendimin tim, është një periudhë që duhet t’i jepet shumë rëndësi. Do të luajmë ndeshje të drejtpërdr­ejta me dy rivalët, Pogradecin dhe Apoloninë, si në fushë tonë, ashtu edhe në transfertë. Do të shohim në fushë se kush do ta meritojë të kalojë në Superirore apo të marrë pjesë në ndeshjet shtesë”, është shprehur mbrojtësi 33vjeçar, Rudin Nako.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania