Panorama Sport (Albania)

Nojer prish festën: Nuk nxitohem për rinovimin

Rumenige pretendoi të kundërtën, situata ende e paqartë

-

Karl Hainc Rumeni ge u shpreh para ndeshjes me Unionin e Berlinit se Manuel Nojer është pranë arritjes së një marrëveshj­eje për rinovimin e kontratës së tij me skuadrën e Bajernit të Mynihut. “Jam optimist që Manuel do të pranojë propozimin tonë dhe do të firmosë në ditët e ardhshme. Ai është shumë i rëndësishë­m për klubin tonë. Shpresoj që të kemi lajme të mira në fund të javës që vjen”, tha Rumenige për “Sky Sport”. Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe përgjigjja e kapitenit të Bajernit, i cili foli pas ndeshjes së djeshme. “Mendoj se Kalle e di se si është situata. Për momentin nuk dua të nxitohem dhe të bëj asnjë lëvizje në këtë drejtim. Kam ende shumë kohë për të vendosur dhe do ta bëj këtë me qetësi, pasi kjo është një çështje shumë e rëndësishm­e për të ardhmen time”, tha Nojer duke lënë ende gjithçka të hapur. “Sigurisht që të dyja palët jemi optimiste që në të ardhmen mund të arrijmë një marrëveshj­e, por për momentin asgjë nuk është e qartë”. Ndërkohë, në lidhje me fitoren e skuadrës së tij, kapiteni bavarez u shpreh se ekipi vuajti jo pak për të hyrë në ritmin e lojës. “Që do të ishte e vështirë, kjo ishte e qartë. Të luaje në një stadium të boshatisur, nuk ishte e lehtë. Por sot (dje) jam i kënaqur me tri pikët të cilat na japin siguri për të ardhmen. Borusia është pranë dhe me fitoren në derbi, ata treguan se do të jenë një kundërshta­r i fortë dhe i vetëm në garë për titullin kampion. Gjithsesi, ne duhet të shikojmë vetëm rrugën tonë dhe të fitojmë çdo ndeshje për të arritur të parët në finish. Kampionati është në një fazë delikate ku të gjitha skuadrat do të luftojnë për të arritur objektivat e tyre, nuk ka favorit pasi në ndeshje pa tifozë, vështirësi­a është njësoj për të gjithë”, tha Nojer pas fitorës 2-0 ndaj Unionit të Berlinit.

 ??  ?? Nojer, portieri i Bajernit duke u intervistu­ar në distancë sigurie, pas ndeshjes
Nojer, portieri i Bajernit duke u intervistu­ar në distancë sigurie, pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania