Panorama Sport (Albania)

Hansi Flik e pranon: Fitorja e Dortmundit na vuri në presion

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, u shpreh në konferencë­n për shtyp para ndeshjes me Unionin se skuadra e tij është gati për të treguar forcën në kampionat. Dhe në fakt, ashtu ndodhi. Edhe pse një takim pa shkëlqim për kampionët e Gjermanisë, Bajerni mori me vete një trepikësh të rëndësishë­m në luftën për titullin kampion. Fitorja 4-0 e Dortmundit në derbin me Shalken e kishte vënë jo pak nën presion skuadrën e Flikut që luante 24 orë më pas. “Sigurisht që nëse ndjekësi fiton, presioni në skuadër rritet. Por ne ditëm ta menaxhonim ndeshjen, edhe pse vinim nga një pushim i gjatë dhe i pazakontë”, tha Flik pas sfidës. “Skuadra tregoi se është e motivuar dhe nuk kërkon të lëshojë terren. Kundërshta­ri u mbrojt mirë prapa dhe kjo na e vështirëso­i shumë ndeshjen. Por ne kemi një ekip me lojtarë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Kalimi në avantazh në fund të pjesës së parë na dha qetësi për të bërë lojën tonë në 45 minutat e dyta. Myler dhe Leva ishin në një formë të mirë, jam i kënaqur edhe me Sergen, ai tregoi se është shumë i rëndësishë­m për skuadrën”, tha Flik për “Sky”. Trajneri bavarez i siguroi tifozët se skuadra nuk do ta ulë ritmin dhe në ndeshjet e ardhshme do të mund të shohin një futboll më të bukur. “E kuptoj që tifozët duan të shohin një futboll të bukur, por sot(dje) ishte e pamundur t’ia kërkoja skuadrës sime këtë gjë. Do ta analizojmë takimin me kujdes dhe duke nisur nga java e ardhshme ju premtoj një Bajern më zbavitës. Tani le të shijojmë këtë fitore, e cila erdhi në një moment jo të mirë. Futbolli na kishte munguar shumë dhe kjo fundjavë jam i bindur se ishte ndryshe për shumë njerëz të cilët kanë kaluar shumë ditë mbyllur në shtëpi”, përfundoi Flik.

 ??  ?? Mënyra simpatike, sesi Tomas Myler kërkoi të përshëndes­ë trajnerin Flik, pas daljes nga fusha e lojës
Mënyra simpatike, sesi Tomas Myler kërkoi të përshëndes­ë trajnerin Flik, pas daljes nga fusha e lojës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania