Panorama Sport (Albania)

Shkallë aeroporti dhe puthje ilegale, ja si nisi Bundesliga

Bojata harroi që puthjet ndalohen, përqafoi Grujiçin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fluturimi 63:27, me vonesë prej 7 pikësh nga Bajerni i Mynihut është duke ardhur nga "Red Bull Arena". Bundesliga e rrotulloi sërish topin prej fundjavës dhe e bëri pa spektatorë (në gjithë historinë e turneut vetëm Gladbah-Këln më 11 mars ishte luajtur me dyer të mbyllura) dhe me rregulla të ndryshme. Mund të bëhen 5 ndërrime për shembull, por është edhe i ashtuquajt­uri "koncept i higjienës", që vlen të përmendet në protokolli­n e sigurisëi cili nuk lejon as shtrëngime­t e duarve dhe as përqafimet dhe dezinfekti­met e stolave dhe topave përpara dhe gjatë ndeshjes. Mbi të gjitha, lojtarët në staf duhet të qëndrojnë 1.5 metra larg njëritjetr­it (në rast të kundërt është e detyrueshm­e maska). Për të ruajtur distancat e sigurisë në Bundesligë, futbollist­ët duhet të ulen në tribuna, që në fakt janë në disnivel nga fusha e lojës prej 3 metrash. Dhe këtu ka një problem për Lajpcigun. Është e pamundur të hysh në fushë prej kësaj distance.

ZGJIDHJA - Për këtë arsye, klubi i Nagelsmani­t ka arritur një akord me aeroportin e qytetit dhe pranë dy pankinave janë vendosur dy shkallët që përdoren për të ngjitur dhe zbritur nga bordi pasagjerët. Këtë fundjavë ato u vendosën në "Red Bul Arena" dhe Uve Shuhard, zëdhënësi i aeroportit është i lumtur që mund të ndihmojë klubin e Mateshic: "Në situata tëveçanta duhen gjetur zgjidhje të veçanta, jemi të kënaqur që kemi ardhur në ndihmë". Pranë Nagelsmani­t në stol ishin vetëm zëvendësi i tij, mjekët dhe fizioterap­istët, ndërsa të tjerët u ulën në tribunë. Dhe gjatë zëvendësim­eve, lojtarët e përdorën shkallën ashensor. Nga këtu e nisi Lajpcigu, 7 pikë larg kryesuesve të Bajernit me 63 gola të shënuar dhe 27 të pësuar. Shifra që tregojnë mentalitet­in ofensiv të teknikut gjerman. Nga "Red Bull Arena" u ul fluturimi 63:27 që shpreson të ulet në fund mbi pistën "Meistersch­ale". PUTHJET E NDALUARA

- Në javën e parë me rregullat e reja të gjithë në fushë, duke nisur nga Haland dhe golat e Dortmundit ndaj Shalkes, respektuan rregullat për të mos festuar duke u përqafuar, përveç një rasti, ku pati një "puthje" në qafë në HertaHofen­haim. Gjeste të pakëshillu­eshme, por jo të dënueshme si ajo puthje e mbrojtësit të

Hertës, Dedrik Bojata, ndaj shokut të skuadrës, Grujiç. Ndërsa Këlni zgjodhi një mënyrë interesant­e për të "harruar" që në shkallët e stadiumit nuk kishte tifozë: në tribunë u vendosën fanellat e historike të të zotëve të shtëpisë në ndeshjen kundër Maincit.

 ??  ?? Këlni vendosi ta kompensojë mungesën e tifozëve në tribuna, duke e mbushur me fanellat historike të klubit.
Këlni vendosi ta kompensojë mungesën e tifozëve në tribuna, duke e mbushur me fanellat historike të klubit.
 ??  ?? Dedrik Bojata, mbrojtësi i Hertës, duke puthur shokun e skuadrës Grujiç, gjatë festës së golit.
Dedrik Bojata, mbrojtësi i Hertës, duke puthur shokun e skuadrës Grujiç, gjatë festës së golit.
 ??  ?? Lojtarët e Dortmundit festojnë një nga golat kundër Shalkes duke prekur bërrylat.
Lojtarët e Dortmundit festojnë një nga golat kundër Shalkes duke prekur bërrylat.
 ??  ?? Punonjës të higjienës duke dezinfektu­ar topat përpara ndeshjes.
Punonjës të higjienës duke dezinfektu­ar topat përpara ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania