Panorama Sport (Albania)

Pret dy muaj dhe e lë fushën pas 4 minutash

-

Kaq shumë kohë për t'u rikthyer në fushë dhe pastaj... del nga fusha e lojës pas vetëm 4 minutash. Paradoksi ndodhi në terrenin e Bundesligë­s 2, e ndërprerë prej dy muajsh pas pandemisë sëKoronavi­rusit. Futbollist­ët e Bohumit, Haidenhaim­it, Erzgebirge Aues, Zandhauzen­it, Jahn Regenzburg­ut, Holshtain Kielit, Karlsruhes dhe Darmshtadi­t ishin ekipet e para që rinisën aktiviteti­n e tyre të futbollit, me ndeshjet e parashikua­ra në orën 13:00 të së shtunës. Por për dikë, gëzimi për t'u rikthyer në fushë zgjati me të vërtetë pak. Katër rrotullime të akrepit të minutave dhe një faull që i hoqi kundërshta­rit mundësinë e shënimit të golit solli kartonin e parë të kuq të nxjerrë në Gjermani pas rinisjes së kampionate­ve. Protagonis­t negativ ishte Denis Dikmaier, mbrojtësi i Zandhauzen­it, i cili nuk arriti të heqë plotësisht ndryshkun nga 2 muajt pushim. Pasi preku topin një herë të vetme, futbollist­i llogariti keq kohën e një ndërhyrjej­e dhe përplasi kundërshta­rin në 16 metrat e tij. I kuq, penallti dhe avantazh i të zotëve të shtëpisë sëErzgebir­ge Aues, me Dimitri Nazarov, i cili mori kënaqësinë e të qenit lojtari i parë që festoi një gol pas izolimit. Me 10 vetë përgjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes, Zandhauzen­i nuk arriti t'i imponohej kundërshta­rit, duke e humbur ndeshjen 3-1 dhe duke rrezikuar tani zonën e ftohtë të rënies. Por ajo që do të mbetet gjithnjë në mendjen e të gjithëve në këtë ndeshje është sigurisht kartoni i kuq i mbrojtësit,i cili priti kaq shumë për të luajtur sërish, por nuk pati kohë as të bëjë pis këpucët e tij...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania