Panorama Sport (Albania)

"Karantina e çuditshme, na monitorojn­ë me video"

- Si është raporti juaj?

Partneri i ri tregtar i Milanit, "Skrill" (kompani për dërgesa parash), ka zgjedhur Ismael Benaserin si imazh për të prezantuar marrëveshj­en me klubin. Pas eventit, algjeriani ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për rinisjen e stërvitjev­e dhe ambiciet kuqezi për fundin e sezonit, gjithmonë nëse do të rinisë. Ismael, si është situata?

E çuditshme, e kotë ta mohojmë, por jemi profesioni­stë dhe duhet të mendojmë me pozitivite­t për rikthimin në fushë. Skuadra është ndarë në 4-5 grupe dhe stërvitemi në orare të ndryshme nga njëri-tjetri.

Çfarë ka bërë Milani për të pasur të gjithë organikën në formë?

Secili nga ne ka një trajner që i ndryshon çdo dy ditë programin. Ne stërvitemi dhe nga klubi na monitorojn­ë me video, gjatë të cilave na korrigjojn­ë nëse gabojmë diçka.

Keni mësuar diçka të re në këto javë karantine?

Notin. Në shtëpi kam një pishinë, kështu që kam përfituar të notoj. Kam luajtur shumë edhe me letra. Kam një karakter të ashpër e nuk më pëlqen të humbas ndaj jam munduar të fitoj në çdo lojë.

Nesër (sot) rinisin stërvitje në grup. Çfarë ju ka munguar më së shumti nga ky aspekt?

Disa lojtarë. Jam shumë mik me disa prej tyre. Me Leaon frekuentoh­emi shumë, por edhe me Çalhanoglu­në. Më në fund u kthye edhe Kesi e do kemi mundësi të stërvitemi të gjithë gjatë javës.

A ka Milani një grup në "ËhatsApp" të skuadrës?

Patjetër që po. Samu Kastijeho është ai që shkruan më tepër. Është shumë llafazan (qesh).

Çfarë lojtari është Zlatan Ibrahimovi­çi?

Zlatani është ai tip lojtari që të ndihmon gjithmonë e që pretendon më të mirën nga shokët. Me atë nuk lejohen gabimet dhe mua më pëlqen kjo karakteris­tikë e tij sepse Ibra kërkon përsosmëri­në e cila duhet kërkuar nga çdo sportist që kërkon të shkëlqejë.

Ibra ka shumë personalit­et, por është një njeri shumë i qetë. Në dhomat e zhveshjes vendi i tij është pranë timit. Nëse gaboj më qorton, por edhe bën shumë shaka. Që kur erdhi, ka pretenduar një lloj standardi dhe ka të drejtë. Fundja, karriera e tij fantastike flet qartë.

Çfarë ndjesie ju jep fanella e Milani?

Kur mendoj për historinë e klubit, sapo vesh fanellën, më vjen dëshira për të luftuar e të jap gjithçka kur zbres në fushë. Unë dua të fitoj gjithçka e do të ishte bukur me fanellën e Milanit.

Keni ndonjë mesazh për tifozët?

Sot jemi më shumë se kurrë një skuadër e madhe dhe luajmë titullarë në të njëjtën ndeshje. Mund të fitojmë së bashku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania