Panorama Sport (Albania)

Konte me stil “anglez”, pas Eriksenit telefonoi edhe Mertensin

Trajneri zikaltër ka dashur ta bindë personalis­ht sulmuesin e Napolit

- EJA NA NDIHMO SITUATA

Në ambientet e Napolit, një nga nyjet për t’u zgjidhur i përket të ardhmes së Dris Mertensit. Fundi është ende për t’u shkruar, por ndërkohë duket se Interi ka hedhur hapa të rëndësishë­m përpara për të siguruar belgun, në skadencë kontrate në qershor me klubin “axurr”. Tifozët napolitanë janë mobilizuar mbi të gjitha përmes rrjeteve sociale në përpjekje për të mbajtur një nga idhujt e tyre dhe vetë sulmuesi ka vendosur një “like” në foton e iniciativë­s, duke konfirmuar lidhjen e fortë me tifozët e qytetin dhe ndoshta për të treguar se po të ishte

në dorë të tij, do të qëndronte. Tani gjendet përpara një zgjedhjeje jete, me pak fjalë.

- Siç thamë, Mertens është në skadencë në qershor dhe, pavarësish­t se 31 vjeç, ka eksperienc­ë ndërkombët­are për të shitur. Dhe Antonio Konte, që do të përpiqet të pasurojë repartin e sulmit në

verë, i njeh cilësitë e lojtarit, që e ka kërkuar edhe në kohët e Çelsit. Kështu që si atëherë në Londër, ka menduar të telefonojë vetë sulmuesin: një metodë “alla trajner Premier Lige”, kampionat ku përveç roleve teknike nevojiten edhe ndërhyrje në merkato. Njësoj siç Konte veproi edhe me Eriksenin, një

telefonatë e tipit: “Eja na ndihmo, kemi nevojë për karakter dhe personalit­et”.

- Ndërkohë që administra­tori i deleguar Xhuzepe Marota dhe drejtori sportiv Piero Auzilio kanë menduar të bëjnë pjesën tjetër. Ideja e Interit momentalis­ht është të ofrojë 5 milionë euro në sezon për 2 vitet e ardhshme me opsionin për një të tretë: tani mbetet të përcaktohe­n detajet e fundit, si komisionet e menaxherëv­e dhe premiot në momentin e firmës. Kontaktet me Konten dhe biseda me mikun Lukaku mund të rezultojnë vendimtare në zgjedhjen e tij. Në krahun tjetër, Xhenaro Gatuzo, trajneri i Napolit, po përpiqet çdo ditë që t’i ofrojë besimin e nevojshëm për të qëndruar, po ashtu siç ka vepruar edhe drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli. Nuk përjashtoh­et as një takim i ri me presidenti­n Aurelio De Laurentis pas atij të 1 marsit, ndoshta për të dëgjuar një ofertë më të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania