Panorama Sport (Albania)

Tripleta e Etosë: Murinjo e kishte bërë gati bluzën

“Në Barcelonë luajta mbrojtës, ja fjalimi përpara finales”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Iu bashkua zikaltërve duke patur ende gjakun e “Tripletës” nëpër trup: brenda dhjetë muajsh injektoi atë gjak në venat e të gjithëve, tek Interi. Ky ishte Samuel Eto për atë klub dhe atë skuadër: përcjellja e konceptit të fitoreve, një pjesë e revolucion­it, një shembull, një hajmali. Adrenalinë: sot e shkruan në fund të thuajse të gjitha postimeve të tij si firmë, në atë kohë ishte lëngu që e karikonte dhe që si kampion dinte ta përdorte. Dhe dinte edhe ta përshkruan­te, si në një intervistë telefonike për “La Gazzetta dello Sport”.

Eto, dhjetë vite më pas mbyllni sytë dhe zgjidhni një imazh të atij sezoni të pabesueshë­m.

Po ngre kupën drejt qiellit dhe nuk janë vetëm duart e mia që e mbajnë: shoh edhe ato të mijëra tifozëve të Interit, që e ngrenë bashkë me mua.

“Tripletë” në dy vite radhazi, me Barcelonën e më pas me Interin: një shije e ndryshme e dy triumfeve.

Shumë ndryshe: Interi kërkonte kupën e kampionëve prej 45 vitesh: erdha dhe fitova menjëherë në një ambient të uritur, kjo m’u duk diçka unike, një ëndërr.

Kontakti juaj i parë me Interin?

Ka qenë ai me “vëllanë” tim të ardhshëm Marko. Historia e atij SMS njihet: njëfarë Materaci më shkruan: “Nëse vjen tek ti Interi, fitojmë gjithçka”. Nuk e kam atë numër në rubrikë dhe pyes Albertinin nëse ishte i tiji dhe më thotë “po”. Diçka e tillë nuk më kishte ndodhur asnjëherë në karrierë: ai mesazh ka patur një peshë të madhe në zgjedhjen time. Dhe bëri të lindte një miqësi e madhe.

Po me Moratin kur folët?

Presidenti më telefonoi pak më pas dhe me një frëngjisht­e perfekte më tha: “Eto, më besoni. Ju tek Interi do të ndiheni shumë mirë, si në shtëpinë tuaj”. Dhe pati të drejtë.

Murinjo çfarë ju tha për t’ju bindur të zgjidhnit Interin?

Shumë thjesht, më dërgoi një foto me fanellën e Interit me

numrin 9 dhe në mesazh më shkruante: “Është jotja, të pret”.

U fol shumë për pagën tuaj përrallore, por historia interiste e Etosë nisi me një prapaskenë.

Për mua ideja e pjesëmarrj­es në sfidë në një ambient plot me pritshmëri bënte diferencën, por kishte edhe një diferencë të rëndësishm­e mes propozimit të Interit dhe asaj që kërkoja unë. Kur takova Moratin, Branka dhe drejtuesit që morën pjesë të gjithë, në njëfarë pike I befasova të gjithë: “Ta shndërrojm­ë këtë diferencë në bonus skuadre nëse fitojmë Champions-in brenda dy viteve të ardhshme”.

Dhjetë muaj më pas ishim kampionë Europe.

Kur u larguat nga Barcelona u ndjetë i zhgënjyer nga Guardiola?

Po, por në të vërtetë kisha lënë gjithçka pas krahëve: e dija që duhet të largohesha, po flisja me klube të ndryshme, por ai mesazh i Materacit ngadalësoi çdo negociatë tjetër. Ndjeva se ishte Interi rruga e duhur.

Ku Guardiola e Murinjo kanë qenë të ngjashëm dhe ku të ndryshëm, sipas jush?

E vetmja pikë e përbashkët e këtyre dy trajnerëve është dëshira për të fituar: kanë personalit­ete dhe vizione të futbollit

totalisht të kundërta.

Në sezonin e lavdisë 2009’10 u pa një Eto ndryshe nga gjithmonë: Vetëm 16 gola në sezon, kur ju thoshit gjithmonë që më pak se 25 as nuk i numëronit. Megjithatë, rezultuat vendimtar, nga pikat taktike thelbësore të asaj “Triplete”.

E ndjeva menjëherë se isha me fat: ndodhesha atje ku duhej. Kush ishte Eto i vërtetë u pa vitin e dytë: përsëri një nga sulmuesit më vendimtarë në Europë. Për sa i përket taktikës, bëra vetëm atë që duhet të bëja, atë që meritonte një grup i tillë.

Edhe si anësor, e ndonjëherë

mbrojtës?

Mbrojtës i pastër vetëm me Barcelonën, ajo ishte një emergjencë. E megjithatë ajo që mendova atë ditë më përndoqi gjithë vitin. Kur u përjashtua me karton të kuq Tiago Mota, Murinjo na thirri mua me Zanetin, na shpjegoi si të vendoseshi­m në fushë: as nuk pata kohë të mendoj se sa do më ishte dashur të vrapoja në krah, i thashë vetes vetëm jep gjithçka dhe të shohim në fund. Në fund shkuam në finale.

Po Murinjo si ju bindi, kur u rikthyet nga Kupa e Afrikës në janar, që të luanit për një muaj?

Nuk ishte e lehtë, por pranova, por vetëm përpara ndeshjes me Katanian. Më pas vendosa që mjaftonte, ia thashë dhe Murinjo më befasoi edhe një herë: “Ja, tani kam Samuel Etonë që doja”. Nga ai moment nisi gjithçka.

Puna juaj, po ashtu si e gjithë pjesës tjetër të skuadrës, ndihmoi Militon të shënonte 30 gola, më shumë se ju. Si arriti Diego të fitonte besimin tuaj?

Falë Zotit xhelozia nuk është një ndjenjë që më përket. Diego po kalonte një moment të madh, përpara portës nuk gabonte kurrë, por në fund bënte

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania