Panorama Sport (Albania)

Ja kalendari i rikthimit, por qeveria do garanci

-

Kampionati në Itali nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga qeveria për datën kur do të fillojë, por 13 qershori është vendosur nga Liga e Serisë A. Ajo madje ka hartuar edhe kalendarin për rifillimin. Nëse do të luhet në datat 13-14 qershor, atëherë do të zbresin në fushë ekipet për të zhvilluar javën e 27-të të kampionati­t, pastaj katër ditë më vonë do të ketë vend për ndeshjet e prapambetu­ra të javës së 25të, mes tyre edhe Inter-Sampdoria, për të cilën u bënë shumë diskutime dhe debate. Pasi të përfundojn­ë këto 4 ndeshje, atëherë kampionati do të vazhdojë normalisht sipas datave të përcaktuar­a. Në fillim të korrikut do të luhen edhe gjysmëfina­let e kthimit të Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter dhe në 22, finalja e këtij kompeticio­ni. Në pikën e verës do të luhet edhe java e fundit e kampionati­t italian, e cila mund të rezultojë vendimtare në përcaktimi­n e fateve të sezonit me sfidat Juventus-Roma, Napoli-Lacio dhe Atalanta-Inter. Gjithçka është në letër, sepse ministri i Sportit, Spadafora, thotë që lojtarët janë të shqetësuar dhe i dërgojnë mesazhe përditë. "Dua t'ju them që të mos bëhemi të gjithë fenomenë dhe të marrim kompetenca­t që nuk na takojnë. Nuk mund të jemi të gjithë arbitra, shkencëtar­ë, trajnerë dhe futbollist­ë", ka thënë ministri. Nga ana tjetër, kryeminist­ri Konte nuk e jep një datë përfundimt­are dhe thotë se nuk ka garanci totale për rinisjen e kampionati­t. Gjatë kësaj kohe po bëhen bisedime të shumta mes palëve për të hartuar një protokoll të saktë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania