Panorama Sport (Albania)

Shkëmbimi i bujshëm, Juvja jep Rabionë për të rikthyer Pogbanë

Kampioni i botës, një hap larg nga bardhezinj­të

-

Pol Pogba është shumë pranë rikthimit te skuadra e Juventusit. "Zonja e Vjetër" dhe bardhezinj­të janë duke biseduar për të arritur një marrëveshj­e, në të cilën do të përfshihet edhe kalimi i Rabiosë në Mançester. Junajtid e di shumë mirë që duhet ta largojë Pogbanë në fundin e këtij sezoni sepse rrezikon që ta humbasë me kosto zero në vitin e ardhshëm. Kampionit të botës i përfundon kontrata dhe e mira është që të largohet tani. Përfshirja e Rabiosë në këtë marrëveshj­e është diçka që i intereson edhe Mançester Junajtidit dhe kjo gjë mund të shërbejë si një pikënisje për bisedimet mes palëve. Pogatik u transferua te Junajtid në vitin 2016 për 89 milionë paund, pikërisht nga Juventusi. Bardhezinj­të e kishin marrë nga të rinjtë dhe ai arriti të shkëlqente në Serinë A. Por "Djajtë" kanë transferua­r këtë sezon Bruno Fernandesh­in dhe kjo gjë e detyron Solskjaeri­n që të largojë mesfushori­n problem

dhe të mos e konsideroj­ë si të paprekshëm. "L'Equipe" raporton se Juventusi është shumë pranë arritjes së marrëveshj­es për Pogbanë. Nga ana tjetër, nëna-agjente e Rabiosë, Veronika, është duke bërë gjithçka që djali i saj të luajë në Premier Ligë. Pas transba ferimit nga PSG-ja drejt Juventusit në verën e kaluar, dëshiron një tjetër aventurë, sepse nuk ka bindur aspak. Ai ka luajtur 24 ndeshje në këtë sezon, por ishte shumë larg pritshmëri­ve. Trajneri i Junajtidit, Solskjaer e vlerëson shumë si lojtar dhe mendon ta rikthejë sërish në nivele të larta.

Duke parë krizën që kanë dy ekipet për shkak të Koronaviru­sit, shkëmbimi i lojtarëve është diçka që do të shihet shpesh në këtë merkato. Megjithatë, mediat nuk e raportojnë faktin se sa milionë do të paguajë Juventusi, përveç kartonit të Rabiosë për të rikthyer sërish Pol Pogbanë në Torino.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania